Ndërkohë që maturantët ankohen se reforma në arsimin e lartë u mohoi atyre të drejtën për të filluar studimet e larta, në Universitetin e Gjirokastrës ka 880 vende të lira dhe shumë degë janë braktisur nga studentët.
Nëse u referohemi statistikave, nga viti në vit, numri i studentëve që ndjekin studimet në Universitetin “Eqrem Qabej” ka ardhur në rënie. Nga 1180 kuota të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit këtë vit, vetëm 300 studentë kanë shfaqur interes për të ndjekur studimet pranë këtij universiteti.
Vitin e kaluar, kuotat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, u përmbushën në masën e 60% , pasi u regjistruan vetëm 700 studentë.
Për rektorin Bektash Mema, studimi në këtë universitet, u jep avantazhe sidomos atyre studentëve të cilët kanë interes për lëndët e trashëgimisë dhe turizmit, pasi do të kenë mundësi që Masterin ta zhvillojnë në Universitetin e Maceratës në Itali.
Interesi më i ulët është për degët, Italisht, Greqisht, Matematikë, Fizikë dhe Cikël i Ulët, të cilat rrezikojnë të mbyllen
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO