Një 32-vjeçar në qytetin e Kukësit ka humbur jetën gjatë punës. Ai ishte i punësuar në projektin për dublimin e urës së Përbregut, e cila vështirësonte kalimin e disa automjeteve në të njëjtën kohë.

Mësohet se vikitma është Alfred Frroku nga Lezha dhe ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga një lartësi e madhe.

Ngjajra ndodhi rreth orës 11:30 tek ura e Përbregut, gjashtë kilometra nga qyteti i Kukësit, në vendin e njohur si ish-Uzina e Bakrit.

Polcia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Ambulanca në vendin e ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes