'Bie shumë shpejt në dashuri' Fation Kuqari nxjerr zbuluar Atdhe Xharavinën! Ja kur ka qarë për herë të fundit

'Bie shumë shpejt në dashuri' Fation Kuqari nxjerr zbuluar Atdhe Xharavinën! Ja kur ka qarë për herë të fundit

Ish konkurrentët e Përputhen,  Atdhe Xharavina dhe Fation Kuqari kanë krijuar raporte mjaft të mira pavarësisht historikut me zënka gjatë emisionit.

Dyshja ishin të ftuar sot në 'Ftesë në 5', ku folën edhe për marrëdhënien e tyre në miq në armiq.

 'Atdheu sa erdhi dhe donte pak vëmendje dhe u kap me luanin, me mua. Mua më keqkuptonin nga ekrani dhe më ka ndodhur thuajse me të gjithë çunat që erdhën pas meje në emision. Që në fillim donin të kapeshin me mua dhe nuk e di pse.”- tha Fationi rreth debateve të tyre në ‘Për’puthen’ teksa Atdheu shtoi: “Kapesha me Fationin sepse ishte personazhi më i fortë dhe unë u kapa të rrënjët jo te degët. Por nuk e zgjata shumë se është njeri i mirë dhe kemi shumë të përbashkëta. Kështu është shumë shok i mirë por me gocat nuk e di.'

I pyetur më pas se si i ka Atdheu raportet me vajzat Fationi nuk u kursye aspak. Ai tha se Atdheu bie shpejt në dashuri me një vajzë edhe nëse thjesht ka folur me të. Më tej, shtoi se këtë e shpreh edhe në rrjetet sociale me dedikime, këngë apo foto.

“Atdheu bie shumë shpejt në dashuri. Sa e njeh një vajza thotë se ka rënë në dashuri. “Po prit një herë”- i them. Nëse e sheh në Instagram atë muhabet ka. Nxjerr një herë në dy ditë këngë dashurie. Ose bën romane gjoja që e kanë zhgënjyer, heq foton, mbyll Instagramin, hap Instagramin. Është shumë i dhembsur por nuk shprehet. Për herë të fundit ka qarë në fundjavë kur po ktheheshim nga jugu por nuk e di arsyen. Ky mund të bjerë në dashuri edhe duke folur me një vajzë.”– u shpreh ai.

Mirëpo, deklarata e Fationit nuk duket të jetë edhe aq e rastësishme. Sepse të gjithë herët kur Atdheu ka bërë ‘romane’, statuse, etj në Instagram janë lidhur me Bora Zemanin. Ish-konkurrenti, i cili është përfolur gjatë në rrjet për raportin e tij me moderatoren, pak javë më parë publikoi në Instastory disa foto në të cilat edhe pse nuk përmend emra, nga ndjekësit është interpretuar si një ironi ndaj.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me nismën e PS për të larguar nga funksionet publike bashkëpunëtorët e ish-sigurimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuça! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj

Atentati me 2 të vrarë në Vlorë, autorët ishin maskuar me kapuça! Qëlluan me 2 kallashnikov nga 'BMW' me xhama të zinj