Big Brother 6, Joana lot për
ndarjen, Anaidi më jep force

Big Brother 6, Joana lot për<br />ndarjen, Anaidi më jep force
TIRANE - Paksa kontradiktore ka qenë sjellja e Joanës mbrëmë në spektaklin e “Big Brother”. Vajza mjaft e përfolur në këtë spektaktakël ka lëshuar lot për ish të dashurin e saj të lënë jashtë shtëpisë, ku kishte një lidhje prej gjashtë vitesh, ndërkohë pranon se ndihet mjaft mirë me Anaidin. Ata të dy sigurisht kanë qenë dy banorët më të përfolur në shtëpinë e Big Brother dhe mbrëmë Arbana ka përballur mendimet e tyre duke bërë që ato të shprehen për para publikut dhe çfarë  mendojnë për  njëri- tjetrin.

Në fillim është thërritur Anaidi në dhomën e rrëfimit, ku ka pohuar se ka shnumë mendime të mira në lidhje Joanën. Ai e konsideron Joanën, Intelegjinte, njeri shumë i dashur. Por njëkohësisht ai e ka konsideruar intrigante, infiltruese, dhe provokatore në shtëpi. “Gëzoj një marrëdhënie shumë të mirë më këtë lloj femre. Dhe nganjëherë nuk ka nevojë t’i shmangim këto gjestikulacione, por e kuptoj mjaft mirë Jonaën dhe pa folur. Kohët e fundit ka qenë mjaft e acaruar dhe i kam qëndruar pranë”, u shpreh Anaidi duke treguar dhe një zënkë të tyre gjatë javës.

“Joana është dhe grricëse si natyrë, pak provokuese. Kemi fjetur në një krevat, pra kemi ndarë krevatin, por kur një ditë e dëgjova rastësisht teksa bisedonte me një tjetër banorë se do të lahej me të në dush, mu mbush mendja se ishte provokatore”. Pyetjes së Arbanës se a është kjo një miqësi, ai iu përgjigj, “Po”, duke përvetësuar idenë se ajo nuk do të transformohet brenda shtëpisë, e duke e konsideruar si një lojë të nisur që në fillim, e ku do ti qëndrojë besnik. Ndërkohë Anaidi, ka pohuar se që në fillim Jonana i ka pëlqyer.

Por kaq kontradiktore ka qenë deklarata e Jonaës, e cila ka folur gjithë pasion mbi këtë lidhje të re dhe shumë optimiste me Anaidin: “Anaidin e kam shumë xhan është shumë i rëndësishëm në këtë shtëpi. Me Anaidin ndihem mjaft mirë, është njeriu më i veçantë. Ai është forca ime. Pa të nuk di si do bëja këtu. Emocionet që më jep ai, përqafimet sigurisht janë forcë për mua. Ai më bën të ndihem shumë mirë. Me thënë të drejtën e nisëm thjesht si lojë, ishin banorët që filluan të dyshonin dhe ne nisëm dhe ne të luanim.

Flinim ndanim krevatin, mendimet, dhe opinionet tona”, ka treguar Joana ndërkohë që ka nisur të lotojë dhe për ish- të dashurin jashtë shtëpisë. “Anaidi më ka dhuruar emocione që nuk mi ka dhuruar i dashuri im për aq kohë. Kam menduar për atë kam folur për atë, kam qarë për atë, për vitet e bukura dhe ndërgjegja ime nuk më la më, dhe deklarova se duhej t’i jepja fund”, përfundoi ajo ku përforcoi idenë se  takimin me Anaidin ajo e ka konsideruar me shumë fat dhe gjetjen e një personi të tillë.

SEKRETET E ZBULUARA

Sekretet e para të zbuluara mbrëmë në shtëpinë e Big Brother, ishin Olta si vegjetariane dhe Iliri personazhi që di një mijë tekste këngësh përmendësh. “Home” ishte kënga e Michael Buble që Iliri e këndoi live gjatë spektaklit duke treguar një zë dhe interpretim të arrirë, dhe që u pëlqye mjaft. Ai ka mundur të jetë tepër diskrit përballë banorëve dhe pse jo për publikun.

Ndërkohë që Arbana prezantoi listën me një mijë tekste këngësh, Iliri u vu në provë, duke i treguar teleshikuesve se ai në të vërtetë i këndon ato këngë dhe nuk hezitoi, duke kënduar çdo këngë që i serviri Arbana dhe Arjani. Por gjatë mbrëmjes së djeshme për publikun u zbulua dhe sekreti i Anaidit ku ai prej vitesh kujteset për një person me aftësi të kufizuara, sekret ky që nuk është gjendur ende nga banorët e tjerë.

OLTA DHE JOANA DHE ELENA DËBATOJNË PËR VESHJET

Një debat i ashpër ka qenë ai mes Elonës dhe Joanës, mbi veshjet dhe zhveshjet e vajzave. Edhe gjatë spektaklit banoret debatuan live mbi komentet e tyre për njëra- tjetrën duke shprehur mendime negative dhe aspak miqësore. Ka qenë dhe ndërhyrja e panelistit Arjan Konomi, i cili ka zbutur disi tonet e tyre, duke i tërhequr vëmendjen Joanës për debatin e saj mes Elenës, duke i kujtuar, pjekurinë dhe moshën e saj. Po kështu në debat u përfshi dhe Jonilda e cila foli mbi sekretin e saj dhe se ndihej mjaft mirë me look-un e saj.

Anaidi ka qenë një tjetër banorë i përfshirë në këtë debat ku  debatoi mes Ilirit. Iliri nga ana e tij u shpreh se nuk e konsideron një shok Anaidin, duke mos e vlerësuar aspak atë ku mes të cilëve shtroi se nga vitet e kaluara kishte një model që do ti pëlqente t’i merrte anët pozitive. Bëhej fjalë për Arbrin ish fituesi i Big Brother të shkuar. Më pas debatet kanë vijuar mes Joanës dhe Jonildës. E ndërsa Marselino ka komentuar duke shtuar se brenda shtëpisë është bërë traditë nxitja e prapaskenave dhe debateve mes tyre.

HESHJE DHE NDROJTJE NË SHTËPINË E BIG BROTHER

Panelisti Arjan Konomi i kujtoi banorëve se ato janë shumë të heshtur dhe të papërfshirë në debate. Ndërkohë Arjani i kujtoi banorëve që ato duhet të jenë të zotë të dallojnë provokimin nga të rënit në qafë njëri – tjetrit. Ndërkohë që i kujtoi se duhet të jenë të aftë të argumentojnë idetë e tyre, sidomos vajzat.

JONILDA KOMUNIKON ME MJEKUN E SAJ; MARSELINI GABON NË GJETJEN E SEKRETIT

Jonilda ka komunikuar me mjekun e saj në lidhje me operacionin që realizoi në ditët e shkuara. Mjeku e këshillon atë që të mbulojë dhe të mbrojë shenjën e operacionit nga rrezet e diellit, pasi janë të dëmshme. Më pas jonilda kthehet në dhomën e ndenjes ndërsa arbana falënderon mjekun dhe flet për sekretet.

Këtë javë dy prej banorëve kanë guxuar që të shtypin butonin e sekreteve. I pari është Marselini i cili ka menduar se ka zbuluar sekretin e Ilirit. Marselini është nisur nga indikacionet që janë dhënë për sekretin e Etlevës dhe ka menduar se kishin lidhje me një film. Sipas tij Iliri është aktor në filmin “Shqiptari”, por ai merr konfirmimin se nuk e ka gjetur sekretin dhe si rezultat gjysma e vlerës së sekretit të tij i kalon në llogari Ilirit.

MË SHUMË KOMENTOHET ARBANA, KËPUCËT DHE VESHJA E SAJ, SE BANORËT

Kanë qenë pikërisht këpucët që mbante veshur Arbana, dhe veshja e saj që kanë marrë mjaft komente dhe vlerësime gjatë spektaklit. Vetëm para pak minuta se të fillonte spektakli, prezantuesja Arbana Osmani prezantoi në rrjetin social të saj, Facebook, sandalet e kuqe, tepër të larta dhe të bukura. E fill pas kësaj foto u pa dhe një foto e saj veshur me fustanin  e spektaklit , pas kuintave me regjinë.

Nuk kanë munguar komente nga më të ndryshmet nga fansat e saj,  mes të cilëve ku e konsideronin Arbbanën një zyshë ku banorët ankoheshin. Por një tjetër komentues i kujtonte Arbanës, që nuk kishte prerë thonjtë, (pa e ditur që thonjtë janë të bukur kur janë të gjatë dhe të lyer bukur). Të tjerë i kujtonin Arbanës se është më e mira dhe më e bukura në Europë duke e egzagjeruar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    11 Nëntor, 07:59

    A besoni se situata e pensionistëve do të ndryshojë?



×

Lajmi i fundit

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij

Trump trysni kandidatëve për udhëheqës të Senatit të konfirmojnë të emëruarit e tij