Big Mama, në formë pas tragjedisë

Big Mama, në formë pas tragjedisë
Pasi ka anulluar të gjitha angazhimet në muzikë derisa të marrë veten pas tragjedisë që i ndodhi pak javë më parë, ku humbi jetën miku i saj, këngëtarja e njohur “Big Mama” ka bërë kështu daljen e parë publike.

Kjo jo për ndonjë angazhim rreth punës, por për të pirë kafe me disa miq të saj, e për të larguar stresin të cilin e ka pasur për disa javësh rresht.

Këngëtarja kishte lënë mënjanë të gjitha koncertet e verës, si dhe promovimin e projekteve muzikore, të cilat sapo kishte filluar t’i nxirrte në treg.

Një ndër to ishte dhe klipi i ri, ”Magjishëm”, i cili ngeli pa ndonjë promovim për shkak të aksidentit, i cili i mori jetën mikut të saj. Disa ditë më parë Big Mama pësi një aksident tragjik me motor, ku humbi jeten miku i saj.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës