Bilanci/ Bota në betejat e fundit me COVID, numri i të vdekurve në të gjithë globin nga koronavirusi tejkalon 4 milionë! Varianti delta dominues

Bilanci/ Bota në betejat e fundit me COVID, numri i të vdekurve në të gjithë globin nga koronavirusi tejkalon 4 milionë! Varianti delta dominues

Teksa bota shpresoj që këto të jenë  javët e fundit të përballjes me COVID-19, numri i të humburve në këtë betejë tashmë i ka kaluar 4 milionë.  Në total, tre vende përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë numrin më të lartë të viktimave në 606,000, përbëjnë 15% të totalit global, të ndjekura nga Brazili dhe India.

Ndërkohë që rastet e reja dhe vdekjet po bien në SHBA. dhe Evropë, ku një numër i konsiderueshëm i banorëve janë vaksinuar. Por disa vende në zhvillim, të tilla si Indonezia, ende po përballen me shpërthime të mëdha, ndërsa autoritetet përpiqen të sigurojnë mjaft vaksina për të mbrojtur qytetarët.

Varianti Delta, një lloj më i transmetueshëm dhe ndoshta më i rrezikshëm i koronavirusit, po kontribuon gjithashtu në një rritje të rasteve në disa vende dhe rajone. Në SHBA., varianti Delta tani përbën më shumë se gjysmën e të gjithë infeksioneve të reja, sipas vlerësimeve nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Numri global i të vdekurve kaloi 1 milion në 18 Shtator, 2020, 191 ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e ri të koronavirusit një pandemi globale. U deshën 115 ditë që numri i vdekjeve globale të kapte 2 milion, 88 ditë për të kapërcyer 3 milion, dhe 89 ditë të tjera për të arritur 4 milion.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm