TIRANË- Në përfundim të ditës së katërt të vaksinimit masiv në të gjithë vendin, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë bilancin. Në një postim në Facebook Manastirliu ka shkruar se sot janë 19.525 jetë më të mbrojtura, duke nënkuptuar vaksinimet e bërë sot.
"19525 jetë më të mbrojtura sot. Nga fillimi i fushatës së vaksinimit 138846 vaksinime anti-COVID në të gjithë vendin. Vaksinimi i qytetarëve në Tiranë, Shkodër, Koplik", shkruan Manastirliu.
Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë njoftoi se që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë kryer 119,321 vaksinime. Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milionë shqiptarë. Sakaq kryeministri Edi Rama bëri me dije se pas mbarimit të vaksinimit të të moshuarve mbi 70-vjeç, do të fillojë vaksinimi i grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri.
Komente











Po më mirë nëpër Pallate Sportive , në hije ?! Patjetër që rëndësi ka Vaksinimi në vetëvete!
PërgjigjuI shkreti popull
Përgjigju