Rezultatet e provimeve të lëndëve me zgjedhje përmbyllën kështu ciklin e provimeve të maturës shtetërore. Drejtoresha e QSHA Rezana Vrapi tha se kalueshmëria është më e mirë se e vitit të kaluar rreth 93%, teksa shton se vetëm një maturante ka arritur të marrë dhjetë absolute në provimin e gjuhës shqipe, ndonëse ky i fundit duket të ketë qenë sfidues për maturantët.
Ndërsa, për të gjithë të interesuarit që duan të marrin diplomën, drejtoresha tregon afatet. Vitin e ardhshëm matura do të ketë ndryshime. Vetëm 1 provim me zgjedhje dhe 3 me detyrim. Në fund të muajit korrik maturantët do të fillojnë edhe me plotësimin e formularit A2.
Komento