Bilanci i pabesueshëm, Pep Guardiola fiton një trofe çdo 23 ndeshje! Rekordi i Premier League

Bilanci i pabesueshëm, Pep Guardiola fiton një trofe çdo 23 ndeshje! Rekordi i Premier League

Pep Guardiola me trofeun e Premier League

Pep Guardiola ka triumfuar sot për të katërtin vit radhazi me Manchester Cityn duke siguruar titullin kampion në Premier League. Pasi e bëri në Spanjë dhe në Gjermani, e bëri një gjë të tillë edhe në kampionatin anglez, i cili gjithmonë cilësohej si i paparashikueshëm.

Me titullin e Premier League të fituar sot, ai çoi në 38 numrin e trofeve të fituar në karrierën e tij në pankinë. Një ecuri mbresëlënëse, pasi ky numër është arritur në vetëm 879 ndeshje të drejtuara në futbollin profesionist nga spanjolli.

Me mesatare, i bie që ai feston me një trofe çdo 23 ndeshje në pankinë, një bilanc unik në historinë e futbollit botëror për shifra të tilla. Dhe ky bilanc mund të përmirësohet që në javën e ardhshme, pasi skuadra e tij luan në finalen e Kupës FA ndaj Manchester United dhe ka mundësinë të përmirësojë mesataren e Guardiolës.

Askush si City dhe Guardiola nuk kishin fituar Premier League katër herë radhazi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    EURO 2024/ Fillojnë ndeshjet e fundit, a mendoni se Shqipëria kalon grupin?



×

Lajmi i fundit

Me 77 vota ‘Pro’ në parlament, Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re

Me 77 vota ‘Pro’ në parlament, Maqedonia e Veriut bëhet me qeveri të re