Bilanci i sezonit turistik, Rama: Kontribut deri në 17% në ekonomi, më parë ishte vetëm 4%! Ministrja: 30% e plazheve do jenë publike në vitin 2023

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama bëri bilancin e sezonit turistik veror, të cilin e cilësoi si më i mbari ndonjëherë, jo vetëm nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaja, por edhe sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike. Në një takim ku ishin të pranishëm, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, si dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emirjana Sako, kreu i qeverisë bëri me dije se tashmë ka filluar puna përgatitore për sezonin e ardhshëm, me ambicien për më shumë e më mirë.

Duke ju referuar shifrave të para vitit 2013, kryeministri Edi Rama tha se nga 4% të prodhimit të brendshëm bruto që ishte në atë kohë, sot është 17% e prodhimit të brendshëm bruto. Kreu i qeverisë në fjalën e tij nënvizoi se synohet se që të hiqet fjala sezon turistik, pasi Shqipëria duhet të jetë turistike 365 ditë të vitit. Nga ana tjetër ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tha se 30% e plazheve në vitin 2023 do të jenë publike. Kumbaro ka bërë me dije se stacionet e plazheve dhe ato për mjete lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Në bilancin e sezonit turistik veror, Kumbaro u shpreh se aplikimet do të hapen nga data 1-30 dhjetor.

“Stacionet e plazheve, dhe stacionet për mjetet lundruese do të hyjnë në funksion brenda vjeshtës. Nga data 1-30 dhjetor do të jenë të hapura aplikimet për certifikimin e aktivitetin për ofrimin e mjeteve lundruese, po ashtu është koha për të aplikuar edhe për stacionet. Në vitin 2023, 30% e plazheve do të jenë publike”, tha Kumbaro.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek argëtimi për fëmijët gjatë sezonit turistik, ku tha se nuk do të jepen më leje për fshatrat turistike, që nuk ofrojnë hapësira argëtimi për fëmijë dhe ky kriter do të shtohet dhe për hotelet. Sa i takon zhvillimit të turizmit, kreu i qeverisë u ndal edhe tek portet turistike në vend, ku tha se do të sjellin kategori turistësh që lënë varkat dhe konsumojnë në hotele e restorante. Sipas tij, kjo sjell rritje pagash dhe zhvillim ekonomik për vendin. Rama përsëriti thirrjen për të rinjtë që mendojnë emigrimin drejt Britanisë dhe paguajnë deri në 30 mijë paund për të ikur drejt Anglisë. Rama bëri thirrje që ato të investojnë në agroturizëm se do të kenë më shumë të ardhura.

SFIDAT E SEZONIT TË ARDHSHËM
-Duhet të bëmë më shumë për sigurinë në plazhe tragjedia ishte një kambanë e fortë alarmi. Nuk do të lejohet përdorimi i skafeve dhe jet skive kudo por do të vendoset në një vend të caktuar. Do të ketë një njësi speciale në polici për këtë çështje 
Struktura kufitare e policisë së shtetit nuk ishte brenda pritshmërive dhe duhet të riformohet, do të fuqizojmë kompetencat e rojeve bregdetare dhe do të tërheqim institucionet që s’kanë punë me detin 
-Kemi boshllëk në dimensionin e kulturës, historisë dhe argëtimit sidomos për fëmijët në sezon turistik. Kemi aktivitete vetëm për të rriturit dhe jo për fëmijët. S’ka më leje për fshatra turistik që nuk kanë komponentin e argëtimit të fëmijëve, do të bëjmë çmos që argëtimi i fëmijëve nëpër hotele
Do të ketë një njësi speciale për hartimin e kalendarit me aktivitetet kulturore e artistike, e historike për sezonin e ardhshëm
-synimi ynë është që ta heqim termin sezon turistik po 365 të jenë turistike 
Sfidë tjetër është edhe punësimi 
- Kemi një problem me ndërtimet pa leje, edhe pse janë më pak përsëri është problem. Kemi shumë ndërtime me leje por kanë abuzuar me volumin e lejeve. Ne do ta shtrëngojmë më shumë punën ndaj ndërtuesve pa leje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Rama për ndërtimet pa leje: Prokurorët mbyllin me para çështjet e ndërtuesve të mëdhenj! I nxjerrin bojën Shqipërisë me kotec pulash

1664273506_WATERMARKREPORTtv.01183207.Still012.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ndërtimet pa leje duke thënë se prokurorët e mbyllin me para çështjen kur flitet për ndërtuesit e mëdhenj dhe i nxjerrin bojën shtetit duke u marrë me kotec. Për këtë të fundit i referohet rastit të Vlorës kur e moshuara përfundoi në gjyq për kotecin e pulave.

“Jemi ndjerë shumë herë të turpëruar për fajin e llumit në drejtësi. Llumi në drejtësi bashkë me atë në policinë e shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një mur, një gjysmë shtese në fshat dhe raste flagrante janë bërë dhe publike.

Një kotec, një avulli, dritaret e Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht jo vetëm si individ por edhe gjithë shtetin si dhe e kanë të pamundur të veprojnë ndaj kateve pa leje në mes të Tiranës”, tha Rama.

Ora 12:10
Rama: Sfida e Shqipërisë 2030 të heqim fjalën sezon turistik, vendi të jetë turistik 365 ditë të vitit

1664271351_Screenshot2.jpg

Kryeminstri Edi Rama gjatë fjalës së tij në kuadër të bilancit të sezonit turistik, u shpreh se synimi i Shqipërisë 2030 duhet të jetë të heqë fjalën sezon turistik, pasi Shqipëria duhet të jetë turistike 365 ditë të vitit.

‘Sfida jonë është që fjalën sezon turistik ta heqim nga fjalori. Duhet të jetë turistike në 365 ditë të vitit. Të heqim fjalën sezon turistik, kjo duhet të jetë ambicia e Shqipërisë 2030.’- u shpreh Rama.

Ora 12:09
Rama: S’do japim më leje për fshatra turistike dhe hotele nëse nuk kanë komponentin e hapësirës së argëtimit për fëmijë!

 

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek argëtimi për fëmijët ku tha se nuk do të jepen më leje për fshatrat turistike, që nuk ofrojnë hapësira argëtimi për fëmijë dhe ky kriter do të shtohet dhe për hotelet.

‘Kemi shumë boshllëk sa i përket dimensionit të kulturës, historisë dhe argëtimit sidomos për fëmijët. Kemi një sezon turistik për të mëdhenjtë ku fëmijët janë zgjatim i bishtit të çadrës. Kjo kërkon një adresim. Nuk do japim më leje për fshatra turistik që nuk do të kenë komponentin për hapësirat për fëmijët. Ashtu si edhe në hotele nuk do japim më lejë nëse nuk është komponenti i argëtimit për fëmijët. Sezoni turistik duhet të jetë i mbushur me aktivitetet kulturore.’- u shpreh Rama.

Ora 12:07
Rama përsërit thirrjen: Të rinjtë që paguajnë 30 mijë paund për rrugët e frikshme të emigracionit të investojnë në agroturizëm

 

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për të rinjtë që mendojnë emigrimin drejt Britanisë dhe pagesat deri në 30 mijë paund. Rama i thotë që të investojnë në agroturizëm se do të kenë më shumë të ardhura.

“Të gjithë ata që paguajnë mbi 30 mijë paund për të marrë rrugët e frikshme të emigracionit klandestin duke ia lënë të gjitha kursmet në dorë trafikantëve në kërkim të një parajse që nuk kanë për ta gjetur në Angli, mund të bëjnë ekonominë e tyre në Kukës. Këtë nuk e them bazuar në një ëndërr që kam parë me sy mbyllur, por me realitetin e shumë agroturizmave që kam parë. Jemi gati të mbështesim të gjithë të rinjtë në Kukës që janë gati për agroturizëm. Edhe ata që kanë kthyer shtëpinë e gjyshërve në agroturizëm, fitojnë shumë më shumë se ata në të bardhë e të zezë në Angli”, tha Rama.

Ora 12:03
Rama: Portet turistike sjellin turistë që konsumojnë nëpër hotele, restorante e dyqane dhe sjellin rritje pagash

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për portet turistike në vendin tonë duke thënë se sjellin kategori turistësh që lënë varkat dhe konsumojnë në hotele e restorante. Sipas tij, kjo sjell rritje pagash dhe zhvillim ekonomik për vendin.

“Porti i Durrësit do të jetë porti më i madh i Mesdheut. Dihet se cfarë sjellin portet turistike, atë kategori turistësh që lënë varkat në port, dalin dhe konsumojnë shumë në hotele, restorante e dyqane. I gjithë konsumi shkon në rritje pagash të atyre që punojnë. Kështu ka nisur porti i Vlorës, një tjetër xhevahir në të gjithë bregdetin shqiptar me një tjetër potencial të ardhurash. Po kështu edhe porti i Sarandës, jemi mbrapa pak, por brenda parashikimit me portin e Shëngjinit. Për të mos u zgjatur me të gjithë aspektet pozitive, kemi disa gjëra të rëndësishme për të bërë më mirë duke nisur nga siguria në plazhe si rezultat i mjeteve lundruese. Duke pasur prapambetjen e madhe në raport me kulturën e detit jemi gjendur natyrshëm jo si qeveri, por si shoqëri të papërgatitur”, tha Rama.

Ora 11:47
Rama: Sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto nga 4% që ishte vite më parë

 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij për shifrat e sezonit turistik, u shpreh se sot turizmi përbën 17% të prodhimit të brendshëm bruto, nga 4% që ishte më parë.

‘Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga veriu në jug falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale.

Turizmi ishte rreth 4 % kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në prodhimin kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun që dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën.’- u shpreh Rama.

Ora 11:44
Rama ironizon Bashën: Në kohën e tij Tirana ishte simboli i pisllëkut! Të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën teksa fliste për bilancin e sezonit turistik duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut.

“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

Ora 11:43
Rama bën shembull bashkinë e Lezhës, thumbon Lelin: Përveç Vlorës, kemi pasur sezon të pastër

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë shembull bashkinë e Lezhës që drejtohet nga Pjerin Ndreu për pastëritnë ndërsa vijon të ketë kritika për Dritan Lelin që drejton bashkinë e Vlorës.

“Kemi pasur këtë vit falë punës këmbëngulëse, për të cilin kishim filluar punën një vit më parë, siç kemi filluar punën për vitin e ardhshëm nën drejtimin e ministres së mjedisit dhe shembullit inkurajues të një bashkie, më konkretisht bashkisë së Lezhës, sa i përket pastërtisë.

Me përjashtim të bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon realisht të pastër, duke filluar nga Tirana”, tha Rama.

Ora 11:41
Rama: Stimulojmë hotelet me 4-5 yje, keqinterpretohet sikur favorizojmë të pasurit! Në fakt bëhet për ekonominë kombëtare

 

Kryeministri Edi Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt.

“Struktura e re është rezultat i politikës së ndjekur nga ana jonë për të stimuluar sipërmarrjet në turizëm që adresojnë nevojën e krijimit të strukturave me 4 ose 5 yje. Shpesh herë keqkuptohet ose keqinterpretohet qëllimisht për t’iu krijuar njerëzve idenë se kjo që bëjmë ne me këto struktura është favorizim i më të pasurve. Në fakt krejt e kundërta është e vërtetë. Rritja e pranisë së infrastrukturave në vendin tonë është favorizim i ekonomisë kombëtare, i gjithë rrjetit të shërbimeve, i prodhuesve vendas të të gjithë asaj pjese të ushqimit që vjen drejtpërdrejt nga ferma shqiptare, i konsumit. Këto janë struktura që sjellin një tjetër lloj turisti nga ai që vjen thjesht për të kaluar 1 apo 2 ditë ose nga ai që vjen me bukë me vete.

Mbi të gjitha, për të gjithë ata që flasin për nevojën për një punësim për këto struktura, poe punonjësit janë me paga mbi mesataren edhe për punët më të thjeshta. Prandaj e çmoj përpjekjen e bërë në këtë drejtim nga të gjithë sipërmarrësit. Hoteleria është sipërmarrje fitimprurëse por kërkon kapital intensiv”, tha Rama.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 05/10/2022 06:19

    Tani qe u vu mesuesja e gjuhes zv ministre turizmi do eci perpara.O zot...

    Përgjigju
  • Paul: 04/10/2022 16:40

    QE TE KEMI TURIZEM TE SUKSESHEM DUHET TE MBAJME PASTER RRUGET DHE AMBIENTET E PERBASHKETA,, ,,PER KETE QEVERIA DUHET TE VENDOSE GJOBA 100.000 lekeshe PER PERSONAT QE HEDHIN LETRA E SHISHE NE RRUGE....

    Përgjigju
  • Iris: 28/09/2022 02:08

    Z.Rama,duket qe nuk ke ide nga ekonomia,apo biznesi.Ju sugjeroni qe shqipot te investojne ne agroturizem dhe te mos emigrojne.O.K.si ide nuk eshte e keqe,por e ke menduar sikur te gjithe te investojne ne turizem,apo agro-turizem cdo te ndodhe? Do te ndodhe kjo:Oferta do te jete me e madhe se kerkesa dhe cmimet kane per te rene poshte e me poshte (hotelet dhe fshatrat turistike)dhe hotelieret do te fillojne te rivalizojne per t'i marre njeri-tjetrit klientet e per te mbijetuar deri ne ate pike sa do te fillojne t'i vene flaken biznesit te njeri-tjetrit per t'a nxjerre jashte loje,per te mos folur per falimentimin dhe taksat.Kapitalizmi nuk pyet nese ke 2 kliente,apo 100,taksat do t'i paguash njelloj.I ke pare dyqanet,apo furgonet,apo autobuzat qe u vene flaken per rivalitet? Sepse kaq tru kane te ashtuquajturit /biznesmenet/ tane.Ju duhet te sugjeroni qe shqipot te mblidhen grup te formojne aksione e partneritete dhe te investojne dhe ne ind.e rende e te lehte e tregeti.31 vjet demokraci supozohet te na benin me te forte ekonomikisht,jo te na kthenin 77 vjet mbrapa ne nje vend me ekonomi agrare,me sipermarrje te nivelit punishte te para luftes dhe me turizem te lire fshati!!!

    Përgjigju
  • Lui: 27/09/2022 16:16

    Ne Mauritius qe mbahet vetem me turizem e gjithe ekonomia, nuk ke asnje plazh privat. Edhe perpara hotelit me 5 yje e ke plazhin dhe gjithe hapesiren bosh. Kush do, vjen me cadren e vet dhe e ngul ku te doje. Ose e merr ne hotel nje cader dhe shko e vendose ku te duash. Me kete dua te them qe 30% plazh publik eshte e pamjaftueshme. Nese e keni vetem si fillim dhe doni ta coni ne 50% apo 60-70% publik, atehere ok. Deti eshte si ajri, jo thjeshte prone publike, por prone e njerezimit dhe duhet te jete pa pagese ne te gjithe planetin. Dhe nga vija e detit, deri ne 200-300 metra larg nga vija duhet te mos kete asnje prone private. Vetem ndonje barake sherbimi e administruar nga shteti. Vetem keshtu mund te mbajme te bukur dhe te virgjer natyren e bregdetit.

    Përgjigju
  • Denis: 27/09/2022 14:05

    Turizmi ne vendin tone sa ka ardhur dhe eshte zhvilluar goxha keto fal investimeve te shumta qe jane bere

    Përgjigju
  • Sergi: 27/09/2022 14:04

    Turp e faqja e zez kush degjon se luli do ishte I afte per tiranen ai sgre dot brekt e veta

    Përgjigju
  • Regi: 27/09/2022 14:03

    Jepini ndonje biberon lulit se per tiranen ska qene dhe sdo jet kurre

    Përgjigju
  • Turisti: 27/09/2022 13:44

    E para nuk paguan njeri 30 mij paund te vij ne Angli leri budalleqet. Por eshte e vertet qe parajsen nuk kane per te gjetur, jane te gjithe skllever. ANGLIA ka marre fund kur iku paundi per lesh. Tjetra, boll se na e shpife me keto krahasimet me komunizmin, kemi 32 vjet ne demokraci e ti flet sikur komunizmi u rrezua dje. Bej shtet e leri traplleqet me hiq e vi drejtora policie. Te njejtat probleme ne shqiperi cdo vit me skafet, plehrat,trafikun, abuzimet me cmimet dhe rrugacet neper plazhe. Plus qe ne shqiperi problemi me i madh jane mediat te cilat SHAJNE dhe NXIJNE Shqiperine. Nuk degjon nje te huaj te thote nje fjale te keqe vetem idiotet shqiptare.

    Përgjigju
  • Eno: 27/09/2022 12:44

    Luli eshte njenpolitikan i deshtuar ne cdo aspekt i cili sdi te mbaj asnje post

    Përgjigju
  • Ani: 27/09/2022 12:42

    Vetem gjume beri luli 4 vite ne ate post shume e vertet eshte

    Përgjigju
  • Paulin: 27/09/2022 12:38

    Ka qen vendi ne gjendje jo te mire me qeverite me para po shyqyr plani kombetar i pastrimit beri super pune dhe w pastroi vendin

    Përgjigju
  • Koli: 27/09/2022 12:37

    Eshte shume e vertet mire qe mungonin koshat por dhe papastertia ishte ne kulm. Se di si kemi mbijetuar pa na zen ndonje semundje

    Përgjigju
  • Qobani: 27/09/2022 12:25

    Evlad nuk ashtë mir me hy nbashqe t'huaj pa lejen e pronarit,me ba me mar arra,bajame,lejthia ankohet bubrreci ma ke mar idaren time vazhdojm ma tej shkojm ma fellë

    Përgjigju
  • goni: 27/09/2022 12:23

    ajo eshte mir po ska pas kosha fare i hidjnim plerat ne rruge se skishim ca te benim

    Përgjigju
  • Kryesupaxhiu shqipfoles i Athines: 27/09/2022 12:22

    Bravo re malaka qe e bombardove lajmin me servilizem fallco. Por kujdes forumet qe kemi nen kontroll, ku postoni propagand te maskuar si shqiptare. Investojm gjithe ate kapital ne kazane me sup per ju, dhe ne reklamim te forumeve ne Google (qe te arrij ndikimi deri ne diaspore) dhe ju malakat bini preh e provokimeve dhe zbuloni identitetin si minoritare. Rrofte Vorio Epiri! Vdekje turkoshqiptareve!

    Përgjigju
  • Durrsaku: 27/09/2022 12:21

    O njerez, turizmi eshte gjeja me bazike qe Shqiperia duhet te kete. Dhe nuk do mend qe do zhvillohet, por me aq minerale dhe pasuri qe kemi le te krijojme industri te renda dhe prodhuese, kjo le te jete sfida e kryeministrit. Behuni me kritike jqj

    Përgjigju
  • cimi: 27/09/2022 12:20

    shume premtime te pa mbajtura mbaj mend i dham voten se do realizoj projektin ne ali dem por nuk e pa me me sy lagjen

    Përgjigju
  • Luan: 27/09/2022 12:15

    Ka plazhe publike prej Durresit e deri ne Ksamil , edhe ne fund te ksamilit , pervec kesaj edhe ne plazh privat ai te thote ke cadra me lek po nuk deshe ngul cadren tende

    Përgjigju
    • Lui: 27/09/2022 16:02

      O Luan, ku qenka ky plazhi privat qe te thote nese nuk do nga cadrat e mia me pagese, mund te ngulesh cadren tende..?! Ma thuaj pak se jo vetem qe nuk ka, por dhe ate publikun e zene me ndonje cader lokali te madhe dhe e vendosin ne qershor dhe e heqin ne shtator.

  • Qazim: 27/09/2022 12:13

    Nuk ma merrte mendja kurre qe bregdetet shqiptare do beheshin kaq te pastra dhe do kishim nje rritje te sektorit te turizmit ne vend i cili ndikon pozitivisht dhe ekonomine e vendit

    Përgjigju
  • Alban: 27/09/2022 12:13

    Me 30k£ eshte gjynaf ti pagush te ikesh ne angli se me aq lek mund te ndertosh nji biznes tendin edhe e ke per gjith jeten.

    Përgjigju
    • Albania1: 27/09/2022 14:08

      Do te marim ty si punor dhe ca pleq italian e gjerman, idiot i peshtir qe ju jane errur syt si zvarraniket e dikurshem qe pergjonin dhe gruan ne krevat vetem e vetem ti qeshte brigadieri. Ruaj keto komente qe bene neper portale e lexoj pas 10 vitesh, e sigurt qe do besh vetvrasje nga injoranca qe do mbartesh. Te peshtir !!

  • Joan: 27/09/2022 12:11

    Eshte ndryshuar cdo bregdet shqiptar ne vendin tone duke filluar qe tek mirembajtja e deri tek shtimi i rojeve bregdetare

    Përgjigju
  • Gani: 27/09/2022 12:10

    Sektori i turizmit ne vendin tone eshte zhvilluar shume e kjo vetem fale investimeve te panumerta qe jane bere ne vend

    Përgjigju
  • Andon: 27/09/2022 12:10

    Ne kohen e lulit tirana ishte tmerr i vertete dhe mbret i pisllekut

    Përgjigju
  • Arta: 27/09/2022 12:08

    Turistet e huaj e kan zgjedhur si destinacion per te kaluar pushimet ne vendin tone pasi kemi bukuri te panumerta natyrore

    Përgjigju
  • Pegi: 27/09/2022 12:07

    Qeveria ka pastruar cdo bregdet ndaj dhe turistet kan filluar te zgjedhin vendin tone per te kaluar pushimet

    Përgjigju
  • tonin: 27/09/2022 12:07

    te ishte basha ne vend te rames skishte per tbo dot asigjo. rama e ka ngrejt kte vend

    Përgjigju
  • Rea: 27/09/2022 12:06

    Turizmi kete vit ka qen flak fare dhe kjo vetem fal qeveris qe vetem ka punuar dhe ka rregulluar vendin

    Përgjigju
  • rita: 27/09/2022 12:06

    fale investimeve te shumta qe jane ber ne vendin tone eshte mese normale qe dhe turizmi te rritet

    Përgjigju
  • Tiku: 27/09/2022 12:04

    Turizmi po behet nje nga burimet me te mira t t ardhurave dhe kjo dal ndryshimeve te mira qe jane bere nga viti ne vit

    Përgjigju
  • elma: 27/09/2022 12:04

    turizmi ne vendin tone ka marre nje fryme tjeter

    Përgjigju
  • Kela: 27/09/2022 12:03

    Shpresojm qe vitin qe vjen te rriten me te vertet plazhet publike sepse do e zhvillonte shum turizmin

    Përgjigju
  • Jona: 27/09/2022 12:01

    Nga gjith investimet e bera normale qe do ket kaq shum rritje ne turizem vetem fal jush

    Përgjigju
  • Dori: 27/09/2022 12:01

    Turizmi eshte zhvilluar shum dhe faktet flasin vet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Berisha e Meta do e arrijnë qëllimin me protestën e 6 dhjetorit



×

Lajmi i fundit

KQZ i jep mandatin Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn

KQZ i jep mandatin Ori Nebiajt dhe Petrit Dodës, zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn