KOSOVË- Bilanci i viktimave në Kosovë për 24 orët e fundit është rritur me tre persona. Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka deklaruar në një konferencë për mediat se numri i viktimave nga Covid19 ka arritur gjithsej në 303 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, shumicën e rasteve, pacientët që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë infektuar 181 persona, duke e çuar numrin e të infektuarve në 9 mijë e 869 persona.

Ndërsa janë shëruar 125 pacientë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve nga virusi në 5 mijë e 480 persona.