Në një deklaratë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda ka publikuar informacionet e përditësuar për sa i përket bilancit me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Voda shprehet se në qarkun e Durrësit, konkretisht Durrësit, Thumanës dhe të Shijakut janë për tu shembur edhe 363 banesa .
Ndërkohë banesa të pabanueshme sipas ekspertizave në terren janë 1971. Sipas ministres Voda vijon puna dhe përditësimi i të dhënave në bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.
QENDRA DISPEÇER
Deri në orën 17:30 të ditës së sotshme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 440 (Tiranë – 198; Durrës – 204; Lezhë – 36; Elbasan – 1; Shkodër - 1). Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 385 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.
EKIPET PËR VLERËSIMIN E DËMEVE.
Me ngritjen e njësisë së koordinimit për vlerësimin e dëmeve, në vijim po ju përcjellim një pasqyrë të vendeve që kanë dërguar ekipe të vlerësimit me ekspertë: Numri i përgjithshëm i ekspertëve deri tani është 83, përkatësisht:
Franca: 4;
Zvicra: 2;
Italia: 8;
Greqia: 16;
Turqia: 8;
Maqedonia e Veriut: 16;
SHBA: 2;
Kosova: 20;
Izraeli: 7.
Ndërkohë, dy vende të tjera, nga të cilat priten të dërgojnë ekipe të vlerësimit me ekspertë janë: Rumania dhe Hungaria.
Ekipe shqiptare janë nga: Instituti i Ndërtimit, inxhinierët e bashkisë Durrës, Fondi i Zhvillimit dhe Departamenti i Rrugëve (ARRSH), të cilët janë ndarë në ekipe në 11 njësitë administrative Durrës. Inxhinierët ndërkombëtarë janë caktuar për të lehtësuar këto ekipe.
PUNA NË TERREN
Në total në të gjithë Qarkun Durrës, nga data 29.11.2019 - 05.12.2019 me shembjen sot të objektit 3-katësh në Shkozet janë shembur gjithsej 28 objekte: 10 objekte në qytetin e Thumanës, dhe; 18 objekte në Bashkinë Durrës.
Përsa i përket bilancit paraprak të inspektimeve, të dhënat janë si në vijim:
Bashkia Durrës – 1267 Objekte të inspektuara, 406 të pabanueshme, 70 për tu prishur;
Bashkia Krujë – 2185 Objekte të inspektuara, 748 të pabanueshme, 8 për t'u prishur;
Ndërkohë në Krujë qytet po bëhet edhe studimi gjeologjik i kalasë si dhe ka përfunduar inspektimi i të gjitha godinave publike.
Bashkia Shijak – 1497 Objekte të inspektuara, 817 të pabanueshme, 285 për t'u prishur; Në rang qarku, 4949 objekte të inspektuara.
VULLNETARËT INDIVIDË
Që në datën 30 nëntor 2019 u vendos në dispozicion në faqen e-albania një seksion i dedikuar plotësimit të dy formularëve për regjistrimin si individ/OJF vullnetare për të dhënë kontribut në zgjidhjen e situatës problematike të familjeve dhe zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit. Deri më tani (05.12.2019 - 18h00) kanë mbërritur 336 aplikime individuale.
SIGURIA
Strukturat e rendit dhe sigurisë publike në qarkun e Durrësit të mbështetura nga efektiv të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt dhe efektiv rendi kanë bërë të mundur sigurimin e rendit dhe qetësisë në parametra normal në qarkun e Durrësit.
Këto struktura janë angazhuar duke mbështetur gjithë strukturat që po kryejnë veprime në terren për grupet e Inspektimit, strukturat e emergjencave civile, ruajtjen e vendeve të grumbullimit të ndihmave , ruajtjen e hoteleve që janë akomoduar qytetarët, ruajtjen e objekteve të dëmtuara me rrezik të shtuar etj.
Janë shtuar shërbimet policore në terren , është rritur prezenca dhe partrullimet duke monitoruar territorin në 24-orë duke bërë të mundur parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe të gjitha tendencave ndaj pronës, bizneseve dhe jetës së qytetarëve.
Duke ju falënderuar edhe njëherë për bashkëpunimin dhe vëmendjen, ju uroj një natë të mirë e të qetë! Faleminderit!
Lajmi kryesor: