Një rast të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura, është goditur nga drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
Report Tv mëson se pas informacioneve të mara, është bërë e mundur gjetja e këtij ambienti dhe sekuestrimi i disa rrënjëve lëndë narkotike të dyshuara kanabis sativa në një ambient të mbyllur në qytetin e Bilishtit.
Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa pritet që të ketë arrestime në përfundim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.
Komento
Komente









