Bindja Demokratike zyrtarizon kandidatin për Korçën

Bindja Demokratike zyrtarizon kandidatin për Korçën

Leonard Olli, Igli Cara dhe Valbona Mezini

Pas Igli Carës në Durrës dhe Valbona Mezinit në Vlorë, Bindja Demokratike ka zyrtarizuar edhe emrin e tretë për zgjedhjet e 30 qershorit. Leonard Olli është kandidati i forcës më të re opozitare për bashkinë e Korçës.

Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga partia Bindja Demokratike. Olli është pjesë e bordit drejtues të kësaj partie, ish-kryetar i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë e Tiranës. Partia e drejtuar nga Astrit Patozi pritet që deri të hënën të zyrtarizojë edhe emra të tjerë për bashkitë në vend.

Lista me emrat e kandidatëve do të bëhen publikë nga Astrit Patozi më 13 maj, e cila përkon me afatin e fundit regjistrimit të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit. Ajo çfarë është zyrtarizuar deri më tani nga Patozi është se partia e tij nuk do të ketë kandidat në Bashkitë ku do të dalin kandidatë të djathtë të pavarur.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Endrit Kolonja: 13/05/2019 16:17

    Leonard Olli mendoj se eshte i pa pershtateshem per kete parti Bindja Demokratike, eshte mire te kthehet atje ku ka qene, njeri jo produktiv, njeri me 100 ideale. Me gjith respektin per partine tuaj te re ju keshilloj qe njerez te tille mos i pranoni ne rradhet tuaja se do te humbisni reputacionin ne popull, keni elemente te rinj te shkolluar qe mund te perfaqesojne denjesisht dhe te fitojne votat e popullit. E ndjej per detyre tju informoje se personi ne fjale nuk gezon respektin dhe simpatine e njerezve. Ju faleminderit

    Përgjigju
  • babillon: 12/05/2019 14:39

    Veprim i qelluar nga te gjithe antaret dhe kandidatet e bindjes demokraatike,per te perfaqesue ate demokrat te thjesht i cilli nuk e perkrah dhunen,zjarmin,tymin,djegjen dhe anarkin e z.Basha dhe hordat e ti shtazarake te cillat jan te etur vetem per pushtet dhe hajni

    Përgjigju
  • Keti: 12/05/2019 13:15

    Urime Nard Ollit,pasi eshte nje njeri me integritet dhe nje i ntelektuar per tu respeektuar

    Përgjigju
  • [email protected]: 12/05/2019 07:35

    MOSMIRNJOHES .......

    Përgjigju
  • Edi: 11/05/2019 21:36

    Hahaa

    Përgjigju
  • Topana: 11/05/2019 20:24

    Urime Valbones ne Vlore.Familje qytetare me vlera.

    Përgjigju
    • Vlonjati: 12/05/2019 16:01

      Saktë. VALBONA E MERITON KRYETARE BASHKIE PËR VLORËN. VAJZË FISNIKE NGA FAMILJE FISNIKE.

  • Xhavit Dedej: 11/05/2019 18:43

    Igli Cara eshte kandidature e mire. Figure e paster dhe me integritet. Ne Durres u beka lufte e forte.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 11/05/2019 16:54

    Urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë