Vëllezërit Donnie dhe Ronnie Galyon festuan një moment të rëndësishëm në jetën e tyre duke arritur të jenë binjakët e parë më të vjetër në botë që kanë jetuar sëbashku si “Binjakë Siamezë”. Ata e festuan ditëlindjen e 62-të, me 8 muaj dhe 8 ditë, në vendlindjen e tyre në Beavercreek në Ohio bashkë me shumë miq dhe të afërm të cilët i kishin përgatitur, me thyerjen e rekordit të kaluar të binjakëve që kishin jetuar më gjatë, një tortë me akullore dhe luleshtrydhe.
Binjakët u shprehën se ishin shumë të lumtur dhe të emocionuar dhe për shënimin e këtij rekordi por dhe për festën surprizë të miqve të tyre.
Ata janë të bashkuar në pjesën e poshtme të tyre dhe ndajnë sëbashku organet, çka ndonjëherë u krijon dhe probleme shëndetësore pasi sëmuren njëkohësisht.
Doktori që ka punuar me ta prej dy dekadash shprehet se kishte mbetur i habitur nga fakti që një binjakëzim i këtij lloji kishte arritur të mbijetonte në këtë mënyrë për kaq vite, si dhe një element i veçantë ishte sinkronizimi i tyre në mënyrë shumë harmonike, njëri me dorën e majtë tjetri me të djathtën.
Binjakët Donnie dhe Ronnie synojnë të hyjnë në librin Guinness për Rekordet në Botë për jetë-gjatësinë më të madhe të binjakëve siamez që është vendosur nga italianët Giacomo dhe Giovanni Battista deri në moshën 63 vjeçare, dhe atyre u duhen vetëm pak muaj për ta arritur.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com