Trafiku i drogës/ Biseda me të dashurën Met Kanani: Punë natë e ditë, të japim pakëz dritë

Trafiku i drogës/ Biseda me të dashurën Met Kanani: Punë natë e ditë, të japim pakëz dritë

Met Kanani gjatë arrestimit në Turqi

Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 13 personave të arrestuar për trafik droge, të cilët janë anëtarë të grupeve kriminale që drejtoheshin nga Met Kanani i arrestuar në Turqi dhe Bilbil Heqimi i arrestuar në Fier. Gjatë gjykimit, dy nga avokatët e të arrestuarve Klinsi Aliaj dhe Orgest Islamit,ju referuan vendimin të marrë një ditë më parë nga gjyqtarja Liljana Baku, kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili sipas tyre me të njëjtat akuza është lënë në masën e arrestit shtëpiak.

Për pasojë dhe dy të arrestuarit kërkuan të njëjtën masë sigurimi, por është refuzuar nga gjykata. Sipas raportit që lexoi prokurorja Elisabeta Imeraj hetimi i nisur 15 muaj më parë ka arritur të zbërthejë dy grupe kriminale në zonën e Fierit, duke arrestuar anëtarët dhe dy drejtuesit e grupeve kriminale dhe më konkretisht biznesmenët Met Kanani dhe Bilbil Heqimi. Prokuroria sqaroi se ka të dhëna që se Met Kanani do të transportojë në Turqi marijuanë dhe do ta shkëmbejnë me heroinë. Në total policia në bashkëpunim me prokurorinë e Krimeve të Rënda, dhe më agjensitë partnere kanë arrestuar 39 persona, arreste këto që janë shtrirë në kohë dhe episode të ndryshme, dhe janë kryer në 11 operacione. Ndërkohë që e vetmja që nuk është kapur është e dashura e biznesmenit Met Kanani, e quajtur Serenela.

Prokurori evidentoi se organizata vepronte në  grupe, të cilët kishin krijuar linja, struktura të rregullta në trafikun e drogës duke sigurua dhe blerës jashtë vendit. Njëri nga drejtuesit e grupeve kriminale është arrestuar në 22 mars 2018 në Turqi dhe quhet Met Kanani, një emër i njohur në Fier dhe jo vetëm. Ndërsa drejtuesi tjetër, është arrestuar në Fier dhe ky është Bilbil Heqimi, një biznesmen në fushën e prodhimit të veshmbathjeve në këtë zonë.Dy drejtuesit kanë këtyre grupeve kanë trafikuar trafikuar 8.4 ton kanabis me vlerë 10 mln €. Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni të përbashkët janë sekuestruar 1,1 ton lëndë narkotike të llojit kanabis sativa dhe kanë arrestuar së bashku me 4 shtetasit shqiptarë të sipërpërmendur edhe 7 shtetas turq.

Droga kishte marrë erë

Në datën 5 shkurt 2018, në orën 10:19, i hetuari Met Kanani, ka komunikuar me një person, dhe diskutojnë për një sasi lënde narkotike në një vend të panjohur në vendin tonë që ka dalë e keqe, jashtë përdorimit, “pasi ka marrë erë të keqe”. Dyshohet që shtetasi që përdor numrin e telefonit 003069495XXX është lidhje shoqërore e shtetasit që thërritet “Meti” dhe bashkëpunojnë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi. Në lidhje me identifikimin e këtij personi është kërkuar nga autoritetet kompetente greke si dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme në kuadër të këtij operacioni të përbashkët. Nga oficeri ndërlidhës në SELEC, është mësuar në rrugë elektronike se nga ana e autoriteteve policore turke kërkohet verifikimi i përdoruesit të numrit të telefonit 0035569XXXX.

Shkëmbenin Hashashin me heroinën në Turqi

Në datën 22 shkurt 2018 nga oficeri ndërlidhës në SELEC, autoritetet shqiptare kanë marrë në rrugë elektronike informacionin se autoritetet policore turke disponojnë të dhëna Ndërkohë shtetasi i cili thërritet “Meti” dyshohet se ishte duke qëndruar në Belgjikë ose Holandë dhe në bashkëpunim me shtetas të tjerë po organizon trafikimin e një sasie të pacaktuar lënde narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës latine në drejtim të vendit tonë dhe të vendeve të Evropës. Ai gjatë kohës që ndodhet jashtë shtetit po komunikonte me shtetasen me të cilën bashkëjeton, e cila thërritet “Serenela”, që përdor numrin e telefonit 06975XXX dhe me një lidhje shumë të afërt të tij, i cili siguron transportin e lëndëve narkotike për llogari të Metit që ka në përdorim numrin e telefonit 0698xxxx.

Përgjimi me të dashurën

Në datën 16 mars 2018, në orën 19:55, shtetasja që thërritet Serenela me numrin e telefonit 069757XXX i telefon të hetuarit Met Kanani, i cili është duke përdorur numrin turk 0090537XXXX dhe ndër të tjera e pyet:

Serenela: “ti ça do bësh”

Kanani: “unë ja punë”.

Serenela: “do vazhdosh dhe ca thuaj”,

Kanani: “punë, punë natë e ditë që të japim pakëz dritë”

Serenela: “Ishalla do Zoti, të ketë çikë të drejtë rilindasi, sa mori Tani në telefon pyeti për ty”

Kanani:”po prandaj më more ti se mos më more për ndonjë gjë tjetër”.

Kërkesa për të shkuar në Ekuador

Në datën 19 mars 2018, në shtetin e Turqisë, është bërë kapja në flagrancë e njëmbëdhjetë shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1,1 ton kanabis sativa si dhe arrestimi i të hetuarit Met Kanani, me nr. telefoni shqiptar në përdorim 069787XXXX si dhe me numër telefoni turk në përdorim 0090537994XXX. Ai rezulton se në datën 16 shkurt 2018,ka dalë nga aeroporti i Rinasit, me destinacion fillimisht Holandën dhe më pas qytetin e Stambollit në Turqi. Nga veprimet operativo-gjurmuese, të kryera nga Sektori për Hetimin e narkotikëve në funksion të këtij procedimi penal rezulton se në datën 22 janar 2018 në orën 10:28, në bisedën e zhvilluar midis të hetuarit Met Kanani që përdor numrin e telefonit 069787XXX dhe Gentit që përdor numrin e telefonit 068632XXX, rezulton se Meti pasi i thotë se:“ka ik mbrëmë” e pyet duke i thënë se “ça do bëni”. Genti i përgjigjet se “po jo mo asnjë gjë, vështirë, është e vështirë o Met, nuk...”. Ndërkohë që Meti i thotë se “e mirë vlla flasim nga afër”. Po në datën 22 janar 2018, në orën 22:16, Meti komunikon me një shtetas i cili disponon numrin e telefonit +5939681XXXX në gjuhë spanjolle dhe pas bisedës me këtë numër komunikon me shtetasen që thërritet Serenela që ka në përdorim numrin e telefonit 069757XXXX, me të cilën bashkëjeton dhe i tregon se ka folur me Aliun, i cili dyshohet t’i ketë kërkuar Metit të shkojë në Ekuador. Bashkëjetuesja e Metit i thotë se duhet të shkojë.

Të proceduar

Klinsi Aliaj

Florand Xhabej

Arvanit Ulndreaj

Andrea (Sadik) Balla

Lavdim Çuku

Saimir Rira

Gojard Jahelezi

Bilbil Heqimi

Erjon Matraku

Iliro Haruni

Mentor Muçka

Met Kanani

Ruvin Spahiu

Besmir Llupi

Redjan Dervishi

Nexhat Mlloja

Armando Gjini

Orges Islami

Alfred Shabani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak