Bisedë mbi dashurinë, martesën dhe sekretet për një familje të shëndoshë/ Të pathënat e një jete, inxhinierja Luljeta Bozo në një rrëfim ndryshe…(VIDEO)

TIRANË- Figura e saj në ekranet televizive, pas tërmetit shkatërrues, dha siguri tek qytetarët.  Një zonjë me flokët e bardha që tregojnë vitet që mbart mbi supe dhe eskperiencën, u bë figura më e dashur në  periudhën post-tërmeti, ku të gjithë njerëzit ishin  në panik. Bëhet fjalë për inxhinieren Luljeta Bozo, e cila e ftuar në emisionin “ Rreze Dielli’’ për të treguar më tepër për botimin e librit të saj në një stil ndryshe, ku ajo ndan emocionet, kujtimet për  bashkëshortin e ndjerë. Në këtë intervistë znj. Luljeta rrëfen dashurinë e saj të madhe, të cilit i ka kushtuar edhe këtë libër “ Një jetë me ty, të pandarë”. Por cila ishte arsyeja që mori vendimin për të shkruar një libër të tillë?

“ E mora vendimin kur u ndava fizikisht se shpirtërisht s’jam ndarë asnjëherë me Todin, kudo që të shikosh e kam Todin atëherë vendosa që të bëj një libër. kur ka një lidhje të magjishme ndërmjet dy bashkëshortëve të gjitha kapërcehen kështu që unë duke pasur një lidhje të tillë me Todin, ka qenë një nga lidhjet shumë të rralla që mund të ekzistojnë  për një periudhë kaq të gjatë 55-vjet most ë shuhet asnjëherë, një minut ajo shkëndijë, që u rrit, u rrit dhe nuk u shua asnjëherë, u shua kur na ndau fati” rrëfeu ajo.

Në këtë bisedë mbi dashurinë, familjen dhe sekretet për një familje të shëndoshë e mbi të gjitha për të ruajtur një dashuri për kaq shume vite, ajo dha disa këshilla për të pasur një jetë të suksesshme:

“ Diskutonim gjithmonë,  se jeta ka probleme, mund të ketë edhe mendime të kundërta, le të ketë nuk prish punë, puna është ti diskutosh me logjikë, me arsye dhe mbi të gjtiha të dish të ndërtosh ato marrëdhënie ku kyci për mua është gjithmonë gruaja. Gruaja ose e rregullon ose e shkatërron një familje, është gruaja e cila arrin me mënyrën se si sillet  me taktin po do se s’bën atë dashuri të madhe që jep, si bashkëshorte dhe si nënë, se po nuk mori shteron….Megjithëse ishim shumë të zënë me punë e gjenim gjithmonë mundësinë, edhe të bënim shëtitje në natyrë, kemi bërë pa fund se s’kishim atëherë makina, me bicikleta ishim, shkonim ose me tren, shkonim në Durrës me urban, laheshim në lumen Erzeni, bënim piknik pa fund, hipnim në karrocerinë e kamionit dhe shkonim në gurore, nga gurorja në malin e dajtit në këmbë’’ shprehet ajo për kujtimet e jetë së saj përkrahë bashkëshortit të ndjerë Todit.

Një dashuri e thjeshtë, e cila lind papritur por me shumë intensitet dhe emocione:

"Mamaja ime bashkë me një të njohurën tonë, kishin bërë një komplet thoshte Todi që me sebepin e darkës, të njohim edhe Lulen me Todin. Unë me vërtet isha në vit të tretë, vërtet kisha shkuar në moskë një vit, por nuk merrja kurajon, kisha shumë shokë sepse në inxhinieri vetëm tre vajza ishim, 150 studentë të gjithë djem. Kështu që darkën e parë që nuk i kushtova pikë rëndësie Toditsepse isha shumë e lodhur sa që nuk më hynte në sy asgjë doja vetëm të flija, mirëpo ishte fati.

Por si ishte martesa e tyre, marrdhënia me vjehrrën dhe bashkëjetesa në një familje të madhe:

“ S’bëm ne as javë mjalti, as muaj mjalti, të dielën u martuam, të hënën ndenji Todi, të martën iku me xhirime, unë në shkollë në fakultet menjëherë. Të martën vinin për të uruar, vjehrra mbante në qafë disa celsa, dhe nxjerr celësin dhe më thotë mua ‘ Lule hape pak sirtarin dhe nxirr gjërat për të qerasur’. Hera parë që unë I ktheva fjalën, hape vet I thash, ajo mbeti, ‘pse ma thua’ tha, ne nuk ishim mësuar në shtëpinë e babit, thuhej që kjo gjë nuk duhet prekur dhe nuk prekej, skishte nevojë të vinte celësin dhe mua mu duk cudi që mbahej me celës gjërat që ishin për të qerasur. I thash ne të dyja jemi këtu, nga kush e mban me celës,ti e mban me celës nga unë, se nga vetja jote nuk e mban e hoqi celësin. Por ajo nuk ma merrte për ters, se e shikonte që isha shumë e hapur, 20 vite bashkë nuk I kam folur cerek fjale Todit për atë. Mund të kisha shumë gjëra, ia thosha direkt asaj” rrëfeu ndër të tjera ajo.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb