TIRANE- Masat e shpallura sot nga qeveria shqiptare për pasojat dhe luftën kundër koronavirusit, Partia Demokratike i vlerëson si një hap të parë të mirëpritur, por që sipas tyre janë të pamjaftueshme. Tashmë, thotë PD-ja, duhet detajim si do të ndahen fondet dhe transparencë.

"PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar. Masat e shpallura vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm" thotë PD-ja.

Më herët ishte Presidenti Ilir Meta që e vlerësoi paketën e marrë nga qeveria. E ndërsa mes Presidentit dhe kryeministrit ka një armëpushim nga lufta politike, një gjë e tillë duket se do të jetë shumë e vështirë që të ndodhë edhe me opozitën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Plani i qeverisë/ LSI-ja si PD: E vlerësojmë, por është i paqartë duhet transparencë

1582016659_kryemadhi.jpg
LSI bashkohet me qëndrimin e PD-së se plani i qeverisë për pasojat e koronavirusit është vetëm një hap dhe i paqartë, pasi nuk është detajuar.

"LSI vlereson se plani i qeverise per perballimin e pasojave te pandemise eshte vetem nje hap,por edhe ky ende i paqarte dhe i padetajuar.

Gjithashtu sot qeveria shtoi paqartesine dhe mosbesimin pasi nuk beri publik se cilet jane fondet qe u shkurtuan ne buxhet dhe te cilat per rrjedhoje do te vendosen per perballimin e pandemise.

Transparenca duhet te jete menyra e shpenzimit te cdo qindarke te qytetareve dhe vetem e vetem ne interes te tyre dhe halleve te medha te tyre ne keto dite te veshtira.

LSI do te mbeshtese vetem hapa konkrete dhe financime te drejtperdrejta, qe shkojne ne xhepin e qytetareve dhe jo zhurme propagandistike per financime qe lindin dhe vdesin ne konferenca shtypi" thotë LSI-ja.