Biznesi i vdekjes në Gërdec, Kara: Familja Berisha koka e korrupsionit, të hetohet roli i Shkëlzenit! Për aferën CEZ-DIA mbi 70 dosje, Metës së shpejt do i komunikohet akuza

“Familja Berisha është koka e korrupsionit të Gërdecit”. Kështu deklaroi juristi Romeo Kara në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj duke theksuar se hetimet duhet të shtrihen edhe për korrupsion. I pyetur për implikimin e Shkëlzen Berishës, juristi renditi aferat ku është i përfshirë.

“Të them që i njoh hetimet  i bie të gënjej. Unë mendoj që SPAK ka një ndryshim me ardhjen e Dumkanit po mohuar dhe punën që është bërë më parë. I jap meritë të veçantë këtij drejtuesi energjik dhe me besim në vete. E ka kuptuar që është mision dhe jo thjesht një punë ku merret rroga.

Lidhur me Gërdecin shoh mangësi të madhe që nuk po hetohet për korrupsion. E kemi thënë që pasojat janë ato që po trajtohen si shpërdorime të detyrës, janë për shkak të një pangopësie për të fituar para në mënyrë të paligjshme. Lidhur me këtë korrupsion nuk po del roli aktiv. Korrupsioni ka vajtur shumë lart deri te i biri dhe Berisha. I biri ka qenë në takime me Deliorgjin, Kosta Trebickën etj. Nuk po del se kush po fshihet pas SHEL ndërmjetëse që e shiste me dyfishin e çmimit atë që blinte te Mejko.

Të gjitha këto të çojnë te Shkëlzen Berisha se është i biri i Berishës, pra janë të dy babë e bir. Është marrë peng një parti e tërë, njerëzit që votuan për ta, qeverisja kur këta kishin mazhorancën dhe aktet urdhrat kanë dalë në interes të aferave të tyre familjare. Edhe afera e ish klubit Partizani është e tillë e fëlliqur.

Gërdecin duhet ta shohim si korrupsion ku koka e korrupsionit është familja Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha", tha Kara.

Ndalur te deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani se hetimet po vijojnë ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta për CEZ-DIA, dhe bashkëshortes së tij deputete në Kuvend, Monika Kryemadhi e cila është në hetim pasuror, Kara tha se së shpejti Metës do t’i komunikohet masa e sigurisë.

“Janë rreth 70 dosje. Ajo aferë do nxjerrë zbuluar të gjithë karakterin dhe si është bërë një privatizim dhe si njerëz që s’kanë lidhje fare me Shqipërinë kanë marrë deri në mln euro të cilat i kanë marrë në mënyrë të paligjshme dhe i kanë nxjerrë në mënyrë të paligjshme. Meta në siklet nga ky hetim. Shumë shpejt Metës për këtë aferë do t'i komunikohet akuza nëse do ketë hetime.

S’ka tradhti më të madhe se korrupsioni. Duhet trajtuar si tradhti e nivelit të lartë kombëtar.  Nuk kemi më durim me këta. Na mbajnë referenca dhe na vijnë si alternativa. Unë nuk di që ka pasur ndonjë fotografi të Monikës të bukur siç e ka bërë nëna. Akuzohem për bukurinë që më bëri nëna, ça të them unë tani. Edhe e bukur do të dalë tani, se mirë si e zgjuar. Edhe për të bukur ta pranojmë?

Me trajtimin e korrupsionit si tradhti kombëtare kurrë nuk do parashkruhet. Asnjëlloj pushtuesi nuk do bënte dëme më të mëdha. Për mua kanë bërë krime kundër njerëzimit. Po të merremi me hetimin pasuror shqiptarët para 5 vitesh do kenë mbaruar punë me këta hajdutë”.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shengjinin plot me pushues. Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë

VIDEO/ Plazh në prill, fundjava e gjen Shengjinin plot me pushues. Uji ende i ftohtë, por më guximtarët ia dalin të notojnë