Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar dy emërimet e reja të kryeministrit, Edi Rama,  të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm dhe Milva Ekonomit në krye të Ministrisë së Bujqësisë. Kryemadhi tha se këto emërime tregojnë shkëputjen e Ramës me socialistët e vërtetë dhe se nuk ndahet dot nga grupi i Rilindjes. Në një intervistë në Top Channel, Kryemadhi tha se shpresonte që do të emëronte ministër të Brendshëm Erion Braçe, Mimi Kodhelin apo edhe Pandeli Majkon.

 “Të jem e sinqertë nuk merrem me emërimet e fundit. E vetmja gjë që mund të them është që në të dyja rastet përfaqësimet e socialistëve nuk përfaqësohet. Mendoj që do të kishte reflektim momental nga Rama. Por shkëputja e tij nga grupi i Rilindjes është e pamundur. Socialistët nuk e gjejmë në veten. Emërimet kanë lidhje me humorin e kryeministrit. Mendoja që mund të ishte Erion Braçe, ose Pandeli Majko, ose dhe Mimi Kodheli. Më vjen keq për Taulant Ballën që nuk iu realizua ëndrra në sirtar. E kalojmë me humor por situata ku gjendemi është problematike,” tha Kryemadhi.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Rama njoftoi emrin e ministrit të ri të Brendshëm që është Bledi Çuçi, ndërsa Milva Ekonomi do vendoset ne vend të tij në ministrinë e Bujqësisë. Ky vendim i Kryeministrit Rama vjen pranoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas protestave për vrasjen e Klodjan Rashës.