Ja si Blendi Kasmi shpifi ndaj meje

Ja si Blendi Kasmi shpifi ndaj meje

Blendi Kasmi ne momentin qe shtyn rrjeten metalike ndaj kordonit te policise

Kryeredaktorit të gazetës RD, z. Kasmi, a i kanë çarë kokën me gur shokët e vet në protestën para Ministrisë së P.B., datë 26.05.2018, apo ia ka çarë me shkop policia?

Kemi ndjekur diskutimet për çarjen e kokës së Blendit, që kur ai me një këmishë tërë gjak këmbëngulte nga spitali, se kishte qenë policia që i kishte çarë kokën me rrezik vdekjeje, me goditje shkopi policor, variant ky që e përsëriti në mediat më të ndryshme, me dhjetëra herë.

Nga ana tjetër, kemi parë video, shkrime e deklarata, që këmbëngulin se atij i kanë rënë me gur të vetët, protestuesit.

Pavarësisht se kush është z. Blendi Kasmi, e vërteta duhet të dalë qartë dhe zyrtarisht.

Duhet që Prokuroria të zbatojë ligjin ekzistues, të shpejtojë të gjejë të vërtetën, pra të fillojë hetim kryesisht, pa pritur kallëzim nga dikush.

Shoqëria jonë shqiptare, nëse vërtetë do të hyjë në BE, duhet të lërë mentalitetin e lënies së gjërave pa iu zgjidhur e vërteta kurrë.

E nëse Prokuroria, rezulton se nuk po bën gjë, atëherë shoqëria civile duhet të protestojë para Prokurorisë, që të gjendet e vërteta e asaj që ka ngjarë, qoftë për një gjë në dukje pa rëndësi: kush i çau kokën kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, gazetës së partisë më të madhe në opozitë.

*    *    *

Unë personalisht mendoj se pak gjasa ka të mos gënjejë edhe në rastin e mësipërm, një kryeredaktor që shpif si ai, z. Blendi Kasmi, por e vërteta duhet të zgjidhet pa mëdyshje, jo me opinione.

Ja sepse unë mendoj se edhe në këtë rast, z. Kasmi gënjen:

Po ndaloj te dy shpifjet më të thjeshta, që z. Kasmi i ka shkruar 4 ditë para Protestës, 22.05.2018, në gazetën RD, ku ai është kryeredaktor.

Po ndaloj vetëm te këto dy shpifje, sepse ato vërtetohen lehtë si të tilla.

Kryeredaktori shpif:

Bashkim Kopliku punëtor i ndërmarrjes së televizorëve në Durrës që bëri karrierë politike dhe arriti deri të bëhej deri ministër i Brendshëm”.

E vërteta:

1—Bashkim Kopliku ishte në fakt kryeinxhinieri i ndërmarrjes së televizorëve në Durrës, kur filloi me politikën aktive, kur u zgjodh kryetar i seksionit të PD të ndërmarrjes së tij, dhe jo siç shpif z. Kasmi, se ishte punëtor;

2—Bashkim Kopliku arriti deri në zëvendëskryeministër, dhe jo siç shpif z. Kasmi.

Nuk po e zgjas me pisllëqet e tjera, me gjuhën e tij prej haleje që hidhte mbi mua, sepse po t’i sillja këtu do ndotja dhe këtë faqe, siç ka ndotur ai faqet e gazetës së tij. Por edhe nuk ia vlen të sillen, sepse nuk kishte asnjë argument të vetëm, të drejtë apo të shtrembër qoftë.

U trishtova  nga fakti se ky shpifarak halabak, guxon dhe shpif, me atë gjuhë haleje, sepse e di se kjo është një gjellë që i pëlqen lexuesit e tij.

E pra, ata lexues aktualë të RD, ata që sot janë mbi 40 vjeç, janë një pjesë e madhe ish-miq të mi, të ish- zëvendëskryeministrit dhe anëtarit të kryesisë së Partisë së tyre e të kësaj gazete, e që normalisht duhet të ishin ata që duhet të mos bënin të mundur, me qëndrimet e tyre, që të shkruhej një gjë e tillë për mua, dhe po të shkruhej, duhet të ishin ata që duhet të kundërshtonin, të shkruanin këtë përgënjeshtrim, dhe jo unë!

Prandaj them që në titull, se  z. Kasmi, meriton shqiptarçe një shpullë, jo fizike, por një “turp të qoftë”, e fatkeqësisht jo vetëm ai…

*Zëvendëskryeministri nga viti 1992 deri 1994

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani XHABIJA: 03/06/2018 18:35

    Ju oershendes zoti Kopliku. Dinjotoz, si gjithmone. Jeni SOJ, jo SOROLLOP. Me shume konsiderate.

    Përgjigju
  • populli: 03/06/2018 12:16

    ja vegleate dhe plerate e PDS gjithmone duane te prishin pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë