Operacionet plastike tek VIP-at është një nga temat më të diskutuara, disa i mohojnë e disa nuk pranojnë të flasin për to, por ka edhe nga ato që e thonë hapur çfarë operacioni kanë bërë. E një ndër to është Bleona Qereti.
/Shqiptarja.com
Këngëtarja super energjike dhe super e komentuar është e ftuar sot në “Xing me Ermalin” ku e pyetur nga moderatori se çfarë mendimi ka për ata që thonë se ajo ka bërë operacione plastike, Bleona pranoi se ka bërë një ndërhyrje në hundë.
“Kam bërë vetëm hundën”, u shpreh Bleona ndërsa në fund sfidoi koleget e saj të cilat thonë se nuk kanë operacione plastike, të nxjerrin fotot nga fillimi i karrierës.
Më pas, në ekran u shfaqën fotot e Bleonës që në moshë të vogël e deri më sot të cilat Bleona i tregoi me vite, një e nga një.
d.c./shqiptarja.com











