Qeveria paralajmëron prishjen e kontratës koncesionare të Aeroportit të Vlorës pas konfliktit mes aksionerëve mes Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit të cilat nisën në dyert e gjykatës por tashmë kanë përfunduar në bllokim të punimeve në kantier. Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi deklaroi se për shkak të konfliktit s’ka më asnjë datë për nisjen e fluturimeve, dhe se nuk do të tolerojnë më asnjë vonesë.
***
Prej 5 ditësh kompania e Behgjet Pacollit dhe nënkraktorët e tij janë përjashtuar nga punimet në aeroportin e Vlorës nga kompania koncesionare, VIA me pretendimin se nuk kanë përfunduar në kohë terminalin, duke shkaktuar një dem financiar prej 4 mln euro.
Konflikti mes ortakëve të këtij koncesioni Behgjet Pacolli dhe Valon Ademit, përplasje që prej kohësh është në dyert e gjykatave po mban peng një vepër të sigurisë kombëtare thotë qeveria.
“Mos operimi ose bllokimi i tij nuk është thjesht çështje biznesi privat, është çështje e interesit publik dhe shtetëror”, tha Enea Karakaçi.
Minsitri i Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi në konferencë për mediat tha se nuk do të tolerojnë asnjë vonesë më tej, dhe se do të nisë me penalitetet në respektim të kontratës e deri në “prishje” të koncesionit.
“Klauzolat e kontratës parashikojnë së pari vendosjen e penaliteteve për të cilat patjetër ministria në varësi të gjithë vonesave përkatëse dhe në bazë të kushteve të kontratës do vijojë me përcaktimin e tyre dhe pastaj vijojnë që nga dërgimi i një plani mitigues për rregullimin e pasojave të kontratës që mund të rezultojë në shtyrje të afatit të kontratës koncesionare apo deri dhe në zgjidhjet e njëanshme të kontratës koncesionare në varësi të le të themi argumenteve ligjore përkatëse”, shprehet Karakaçi.
Ministri thotë se ky konflikt përveçse po pamundëson nisjen e fluturimeve në jug të vendit, po dëmton edhe ekonominë e vendit.
“Çdo ditë vonesë ose bllokim përkthehet drejtpërdrejt në humbje ekonomike të matshme për operatorët turistikë, komunitetin lokal dhe buxhetin e shtetit. Pamundësia për të ofruar infrastrukturë ajrore funksionale në jug të vendit dëmton reputacionin kombëtar dhe dërgon mesazhe negative tek investitor e mundshëm”, thotë Ministri.
Aeroporti i Ndërkombëtarë i Vlorës duhet të kishte nisur fluturimet që në mars, por në këto kushte, afat për nisje të operimeve nuk ka.
“Nuk ka ndodhur as përfundimi total i infrastrukturës civile dhe nuk ka ndodhur as marrja e certifikimeve, s’ka ndodhur operacionaliteti”, thekon ministri.
Konflikti mes shoqërisë Mabco të Behgjet Pacollit dhe 2A Group-it të Valon Ademit, ortakët e Vlora International Airport, ka nisur në vjeshtën e 2025-ës. Ademi pretendon se ka një kontratë noteriale me firmë të Behgjet Pacollit ku sanksionoet se ai do të kishte 49% të aksioneve dhe jo më 2%. Por kjo kontratë nuk u regjistrua në QKB, dhe mohohet nga Macbo. Çështja është në gjykatë civile, e cila kam marrë disa vendime pezullimi shitjesh aksionesh.
Përveç përplasjes civile, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për biznesmenin Behgjet Pacolli dhe njerëzit e tij për mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim kompjuterik, si dhe falsifikim të dokumenteve dhe akteve.
Paralelisht SPAK po heton anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave per procedurat e dhënies me koncesion të aeroportit të Vlorës.
Komente








kur do e vini ne pune aerooortin o ju vjefsha mu ne pune...
PërgjigjuMinistër kukull, nje marionete prej druri jo fisnik.
PërgjigjuKush e ka bere kete analfabet me gjyslykë minister ? Tregon qe Rama nuk e meriton te drejtoje nje force legjendare socialiste me shume sesa 8 vjet ! Koha per ndryshime nis ne janar 2027
Përgjigjupo ik o fisderr
Përgjigju