Moti i acartë që ka përshirë rajonin, dhe bllokimi i autostradës Beograd- Nish në Serbi, ka shkaktuar radhë kilometrike në pikën kufitare te Muriqanit.
Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë dalë nga Shqipëria mbi 2 000 automjete me 6 000 shtetas, kryesisht të huaj. Edhe pse policia kufitare po punon me 4 sportele në dalje dhe 1 në hyrje, evitimi i radhëve ka qenë e pamundur.
Sipas policisë kufitare shkak i kwtij fluksi të pazakontë është bërë kthimi i emigranteve pas pushimeve në vendet e tyre të punës.
Pjesa më e madhe e shtetasve që po lëvizin nga Muriqani janë shtetas kosovar të cilët pas pezullimit të qarkullimit në autostraden Nish- Beograd sipasojë e motit të acartë, detyrohen të lëvizin nëpërmjet Muriqanit.
Autostrada Beograd- Nish cilësohet si një ndër “arteriet” më të rendesishme rrugore jo vetëm në Serbi po edhe në Ballkan, si nyje lidhëse me Kosovën dhe më pas me Shqipërinë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com