Vetëm dy muaj pas inaugurimit, një masiv shkëmbor ka rrëshqitur në rrugën e re Qukës-Qafë Pllocë. Shembja ka ndodhur mëngjesin e së dielës (23 nëntor) ndërsa sot kompania mirëmbajtëse “2T” po punon për largimin e masivit shkëmbor dhe vendosjen e rrjetave metalike dhe shufrave përforcuese.
Ndërkohë, automjetet po kalojnë në bypass-in e ri, që është ndërtuar brenda një jave, ç’ka ngre dyshime se shembja ka qenë e parashikuar por autoritetet në asnjë moment nuk kanë njoftuar qytetarët për rrezikun që u kanosej teksa frekuentojnë këtë aks që lidh Tiranën me juglindjen e vendit.
Në studion e ‘Sot, Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ishte i ftuar inxhinier Romeo Nazarko, i cili renditi të gjitha problematikat lidhur me ndërtimin e segmenteve rrugore në vend. Nazarko tha se kontrollet e ndërtimeve bëhen më forma fiktive si dhe monitorohen po nga të tillë inxhinierë, të cilët kryesisht janë të punësuar në administratën shtetërore.
Sa i takon shembjes në aksin Qukës-Qafë Plloçë, inxhinieri shpjegoi të gjitha shkeljet gjatë ndërtimit. Sipas tij, nuk janë bërë shpimet gjeologjike dhe as kolaudimi. Madje ai thekson se është inauguruar para kohe për efekt zgjedhor.
“Shakqet për rrëzimin e skarpateve të rrugës, vijnë si pasojë e punëve qe bëhen nga kompanitë e ndërtimit me inxhinierë fiktivë. Në dosje, kompanitë prezantohen me të tjerë inxhinerë, e në terren punimet ndiqen nga inxhinierë të tjerë. Është rruga dhe skarpatsa që shtrihet rruga. Gjatë ndërtimit këto skarpata provokohen nga gërmimet dhe nuk trajtohen më pas. Provokimi që u bëhet, në rastin e reshjeve ato shemben. Kam konstatuar që i gjithë segmenti kishte rrëshqitje.
Kompanitë e kolaudimit dhe supervizimit, nuk janë kompani serioze. Janë inxhinierë që punojnë në administratë shtetërore. Në rastin konkret, nuk kemi pasur një projekt fillestar për tu bazuar, gjithmonë ka ndryshuar si projekt. Nuk janë bërë shpimet gjeologjike për të parë qëndrueshmërinë dhe këto janë pasojat. Si në cdo rrugë dhe kjo, ose nuk i është bërë kolaudimi, dhe është inuguaruar para kohe për efekt zgjedhor, ose kolaudimi i është bërë në mënyrë fiktive”, tha Nazarko.
Inxhinieri gjithashtu theksoi dhe nevojën për ndryshimin e sistemit procedurial dhe hapjen rrugë të krijimit të Urdhërit Profesional të Inxhinierit, si përgjegjës për monitorimin e punimeve rrugore. Për këtë, Nazarko me faj bën ministrinë e Infrastrukturës, e cila kërkon që të vetëmenaxhojë dhe tenderojë paratë e buxhetit të shtetit.
“Ne duam të shkojmë në BE dhe jemi akoma me sistemin komunist me marrjen e licensave pranë ministrisë së Infrastrukturës. Licensat duhet të hiqen dhe duhet krijuar urdhri profesional i inxhinierit për të monitoruar të gjitha shërbimet që behen në ndërtim. Ministria nuk e krijon këtë urdhër se kërkon të tenderojë të gjithë buxhetin e shtetit. Dhe jemi në këtë situatë, të gjithë drejtohet e ARRSH ose janë në burg, ose janë në ndjekje penale”, tha inxhinieri.
Shumica e ish-drejtorëve të ARRSH-së janë sot në burg ose nën hetim, gjë që sipas tij tregon problemin struktural të menaxhimit të projekteve publike.
Loti i tretë i aksit rrugor karakterizohet nga formacione të paqëndrueshme të tokës, duke sjellë edhe rrëshqitje të vazhdueshme. Për këtë situatë dje pati edhe reagime nga PD. Ivi Kaso, solli në vëmendje fryrjen e kostove të rrugës, në mbi 260 milionë euro nga 90 që parashikohej maksimalisht ndërsa tha se pas aferës së tunelit të Llogarasë, kjo rrugë është afera e radhës që kërkon hetim.
Varr monumental korrupsioni e quajti Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi. Ndërsa Adriatik Lapaj, i cili shkoi të shihte situatën nga afër, shkroi se kur tenderat bëhen me telefon, e kur përfituesi dihet pa u shpallur procedura, e kur hekuri mungon në beton, jeta e qytetarëve rrezikohet.
Komente









Faje ka me lopate por me vrap” specialist “ neper studio shemben ura e rruge por llaxoren se bejne neper studio ne Itali u be nami nga fatkesi te natures por su morr njeri me qeverine u moren ne ndihme te njerezve . Po ta beja une do e beja mire dhe s’do te vidhja po e beri ai tjetri vjedh dhe e ben keq .
PërgjigjuRRUGET E NDYRESIRES EDI RAMA.....
PërgjigjuKur në tunelin Gotthard pak kohë pas vënjes në përdorim pati ndodhë tragjedi e rëndë nuk u fajsua qeveria e Zvicrës por punërealizuesi pra firma
Përgjigju