Bllokohen gjyqet në Lezhë, tërmeti fut në kolaps gjykatën dhe ngrin pretencën për ish-kryebashkiakun Frroku

Bllokohen gjyqet në Lezhë, tërmeti fut në kolaps gjykatën dhe ngrin pretencën për ish-kryebashkiakun Frroku

Përmes një njoftimi në faqen zyrtarë Këshilli i Lartë Gjyqësor me 20 dhjetor të vitit që lamë pas lajmëroi rifillimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në Gjykatën e Lezhës, pas dëmtimeve që pësoi godina e gjykatës nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por kur kanë kaluar afro 20 ditë nga ky vendim proceset gjyqësore të themelit civile dhe penale nuk kanë nisur ende në Gjykatën e Lezhës. Duke ju referuar faktit se ambientet ku është zhvendosur përkohësisht selia e gjykatës pranë prokurorisë janë të kufizuara, ende nuk është përcaktuar kategoria çështjeve që do të trajtohen. Në këto kushte proceset gjyqësore vijojnë të jenë të bllokuara që prej tërmetit të 26 nëntorit, duke sjellë mjaft anomali në punën e këtij institucioni.

Kjo situatë po mban peng edhe çështje të rëndësishme siç është ajo e tjetërsimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku janë të pandehur 26 persona mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, së bashku me ish zyrtar të tjerë lokal.

Referuar faqes zyrtare të gjykatës ky proces është në fazën e dhënies së konkluzioneve përfundimtare nga organi i akuzës, por që ka ngelur në këtë faze për shkak të ndërprerjes së punës në gjykatë. Seanca e fundit gjyqësore në ngarkim të 26 të pandehurve është zhvilluar me 22 nëntor 2019 dhe seanca e radhës ishte përcaktuar me 13 dhjetor 2019, por që nuk është zhvilluar për shkak të ndërprerjes së proceseve gjyqësore. Sipas burimeve përmes një shkrese zyrtare trupi gjykues i ka kërkuar këshillit të gjykatës që të gjejë zgjidhje sa i përket ambienteve për ti dhënë fund zvarritjeve të procesit gjyqësor.

E njëjta situatë është edhe me shumë procese të tjera gjyqësore që janë shqyrtim apo presin për tu shqyrtuar në këtë gjykatë, e cila që prej 26 nëntorit i ka shërbimet e kufizuara dhe proceset zhvillohen vetëm për masat e sigurisë, urdhrat e mbrojtjes,kërkesat në fazën e hetimeve paraprake dhe atyre që zhvillohen në dhomë këshillimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje