Pasi u mbajtën 72 orë në paraburgim 14 protestues dhe organizatorë që bllokuan hyrje daljet e kryeministrisë në protestën e së martës, u liruan pa asnjë masë sigurie.

Kërkesën e prokurorisë për t’u caktuar masën e detyrimit të paraqitjes dhe ndalim të qëndrimit në territoret që mbulohen nga komisariatet 1. 2 dhe 3 të Tiranës, gjyqtarja Oltjona Goxhibelli e rrëzoi, duke e cilësuar arrestimin ne flagrancë.

Sipas prokurorisë protestuesit kanë kryer tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin rrugor. Por, avokatja Eda Grimci u shpreh se protesta ishte e ligjshme dhe policia ishte njoftuar sipas ligjit.

Në mbështetje të të arrestuarve  para gjykatës qëndruan  përgjatë  gjithë ditës edhe mbështetës të tyre. Ngjarja e cila përfundoi me arrestimin e 14 organizatorëve të protestës, ndodhi gjatë tubimit të së martës në datën 1 shtator. Protestuesit nisën aksionin për bllokimin e kryeministrisë, pas thirrjeve të Dritan Goxhajt dhe Arben Kolës. Sipas policisë, kërcënuan perimetrin e sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë dhe penguan qarkullimin e mjeteve. Përplasje pati edhe në komisariatin nr. 3 ku ndodheshin disa protestues.

Protestuesit e liruar

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:22
Pas pak masa e sigurisë për 14 të arrestuarit, protestë para gjykatës Tiranë: Nuk jeni vetëm! (VIDEO)

 

Ndërsa vetëm pas pak pritet masa e sigurisë për 14 protestuesit e arrestuar, një grup qytetarësh është mbledhur para Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirimin e tyre.

Me parrulla në mbështetje të tyre si “Lironi çunat”, “Lironi gocat” apo “Nuk jeni vetëm”, protestuesit kanë ngulmuar gjithashtu edhe në arrestimin e kryeministrit Rama.