Partia Demokratike ka vazhduar akuzat ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe ministres së tij të arsimit, Lindita Nikolla. Në një deklaratë për mediet nga selia blu, deputeti Luçiano Boçi tha se nga Shqipëria janë larguar duke braktisur shkollën 133 nxënës, por Rama e Nikolla vazhdojnë të heshtin. PD ka bërë publike edhe një grafik të shifrave të nxënësve të  regjistruar në periudha të ndryshme.

Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet,  arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pruralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte. Por nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama, dy përgjegjësit kryesorë për dështimin e arsimit ne Shqipëri, nuk ka asnjë reagim. Ata duan ta kalojnë në heshtje faktin tronditës se 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën në 4 vitet e para të keqqeverisjes së tyre. Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se:

arsimi 9 vjeçar është braktisur nga 57,403 nxënës
arsimi mesëm është nbraktisur ga 31,875 nxënës
arsimi i lartë është braktisur nga 44,425 studentë.

Deklarata e deputetit të PD, Luçiano Boçi