TIRANË - Kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë, Gjergj Bojaxhi foli sot për një nga problemet më të rëndësishme të Tiranës shkollimin me dy turne në arsimin 9-vjeçar. Bojaxhi u shpreh se është e papranueshme që sot të ketë dy turne në shkollat e Tiranës. Kjo gjë jo vetëm ndikon cilësinë e shkollimit të fëmijëve, por krijon vështirësi të mëdha për prindërit dhe kujdesin e tyre ndaj fëmijëve.
 
Ai u shpreh : “Unë jam një prind që e kam provuar me fëmijët e mi për 9 vjet vështirësinë e shkollimit me dy turne. Në Tiranë këto dy dekadat e fundit, janë ndërtuar me miliona metra katrorë ndërtime, por nuk janë ndërtuar shumë pak shkolla. Hapësirat publike janë dhënë nga politikanët e korruptuar të bashksë dhe qeverisë për godina private, por jo për shkolla. Lulishtet, parqet, terrenet sportive, madje edhe vetë mjediset e shkollave u janë dhënë klientëve për të ndërtuar për vete, në vend që të përdoreshin për ndërtime shkollash. Etja për para dhe pushtet e politikanëve tanë ka sakrifikuar të ardhmen e fëmijëve tanë.”
 
Bojaxhi theksoi se vizioni jonë për Tiranën është ai i një qyteti që ofron jo vetëm banesë por  të gjitha shërbimet dhe mundësitë për një jetë cilësore dhe dinjitoze. Koncepti jonë për qytetin është që ccdo zonë ka nevojë për kopshte, shkolla, lulishtet, këndet e lojrave dhe objekte të tjera sociale dhe ekonomike për të garantuar sigurinë dhe cilësinë e jetës. Ne nuk do të lejojmë qw zhvillimi I pronws tw jetw i shkëputur nga nevojat e komunitetit për shërbime.
 
 
Objektivi ynë është zhdukja e shkollimit me dy turne brënda katër vjetësh përmes ndërtimit të objekteve të reja arsimore dhe zgjidhjeve të tjera. Për këtë qëllim:
 
Ne do të rrisim buxhetin e investimeve në shkolla me 10 milionë euro gjatë katër viteve.
Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të marrim mjedise të përshtatshme me qera për t’i përdorur për shkollimin e fëmijëve të Tiranës.
Ne do t’i kushtëzojmë lejet për ndërtime objektesh të reja me sigurimin e hapësirave për ndërtimin e shkollave dhe kopshteve të nevojshëm në zonën përkatëse. 
Një ditë më parë Bojaxhi tha se parkimet nëntokësore do të krijojnë mundësinë që ccdo lagje të këtë një lulishte apo kënde lojrash mes tyre.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)