TIRANE - Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës Gjergji Bojaxhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku është shprehur se ndeshja mes dy kandidatëve të dy forcave politike për bashkinë është një teatër.
Teksa denoncoi kthimin e parkut në një kantier ndërtimi pa patur më parë qytetarët asnjë njoftim për këtë vendim, Bojaxhi tha se gllabërimi i parkut është një nga të këqijat më të mëdha që po i bëhen këtij vendi.
Ai bëri thirrje edhe njëherë që të ndalet kjo masakër me anë të votës së 21 qershorit.
Deklarata e plotë e Gjergji Bojaxhi
Plani Rregullues i Tiranës i vitit 2012 e ka caktuar të gjithë kurorën e Parkut të Liqenit në zonë ndërtimi. Parku ka qënë preja kryesore të cilës i janë sulur nga të gjitha anët politikanët dhe klientët e tyre. Prandaj, sot Parku i Liqenit është viktima më e madhe e kësaj elite të korruptuar politiko-ekonomike.
Këtu jemi në një pikë tjetër të perimetrit të Parkut, përballë fakultetit të gjuhëve të huaja, që është ndryshuar nga zonë e gjelbërt në zonë ndërtimi. Nuk dihet se kur, nuk dihet si, pasi kjo është bërë në fshehtësi. Bashkia e Tiranës as nuk e ka konsultuar dhe as e ka informuar publikun, por edhe qeveria që nuk lë rast pa reaguar për çdo veprim të Bashkisë ka heshtur për këtë skandal të Planit Rregullues të Bashkisë së Tiranës.
Ajo që është e sigurtë është se kjo hapësirë është vend ndërtimi dhe për këtë pjesë plani rregullues nuk vendos kufizim as për intensitetin e ndërtimeve dhe as për lartësinë e tyre. Të jemi të sigurtë që së shpejti këtu do të ketë një ndërtim gjigand.
Ndërtimi që do të ndodhë këtu është e vërteta e Tiranës. Ndeshja politike mes kandidatëve të dy partive është vetëm një teatër që synon për të vënë në gjumë qytetarët e Tiranës. Realiteti është këtu. Gllabërimi i Parkut nga ndërtimet që do e rrethojnë nga të gjitha anët është një nga rreziqet me të mëdha për të ardhmen e qytetit. Prandaj, në këtë fushatë vëmendja jonë duhet të jetë këtu, tek parku i liqenit dhe tek masakrat e tjera urbane të kryera me bashkëpunimin e të dy palëve.
Ne duhet ta ndalim më votë këtë masakër të parkut. Më 21 qershor ne duhet të votojmë kundër padrejtësive dhe grabitjes që i është bërë së ardhmes sonë nga kjo klasë e korruptuar politike dhe klientët e saj. Më 21 qershor ne duhet të votojmë për një qytet ku mund të rrisim fëmijët tanë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO