Bojaxhi: Projekti për Bulevardin
e ri, i lidhur me klientë të Bashës

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej sipas tij, projekti për bulevardin e ri të Tiranës.
 
Ai theksoi se projekti u hartua për t’i shërbyer klientëve dhe jo qytetarëve.
 
Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit.
 
Këtu, sipas Bojaxhi,  hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi. 

“Kostot për ndërtimin e bulevardit i paguajnë qytetarët, pronarët e pafat të cilëve u ra lapsi për shpronësim do paguhen shumë pak, ndërsa fitimet dhjetra milionë euroshe do t’i vjelin klientët e kryebashkiakut njëkohësisht kryetar partie. Aq shumë ka qenë në shërbim të klientëve projekti i bulevardit sa në të nuk janë planifikuar objekte publike e sociale, përfshi ato që lidhen me sigurinë si polici e zjarrfikëse, apo shëndetësore, objekte kulturore e sportive, për të cilat qyteti ka kaq shumë nevojë”, tha Bojaxhi.

Bojaxhi premtoi se kjo zonë do të zhvillohet si një projekt i vetëm dhe jo me konceptin që qytetarët të paguajnë të gjitha kostot kurse zhvilluesit të marrin të gjitha fitimet.
 
Për Bojaxhi, e vetmja mënyrë për të zhvilluar Tiranën është që zhvillimi të harmonizohet me plotësimin e kushteve minimale për sigurinë dhe cilësinë e jetës.
bojaxhi

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura

Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Synohet mbledhja e 650 mln eurove të ardhura