TIRANË - Hapësirat publike brenda lagjeve kanë qenë fokusi i diskutimit të kandidatit të pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi. Ai u shpreh se të gjitha hapësirat e lagjeve në Tiranë janë zënë ose nga ndërtimet ose nga makinat.
“Qyteti ka humbur sheshet që kishte më parë përfshirë lulishtet apo këndet e lojrave. Tirana është një vendparkim gjigand pa asnjë mjedis tjetër”, tha Bojaxhi.
Duke akuzuar kryetarët e deritanishëm të bashkisë së Tiranës, Bojaxhi tha se nga ta u është bërë një favor shumë i madh ndërtuesve pasi shumica e pallateve janë lejuar të ndërtohen pa parkime nëntokësore.
“Problemi i parkimit nuk ka qenë asnjëherë në vëmendjen e kryetarëve politikë të bashkisë së Tiranës. Ata kanë qenë të interesuar vetëm për lejet e ndërtimit dhe favoret fitimiprurëse ndaj ndërtuesve. Një nga favoret e mëdha që u është bërë ndërtuesve është që shumica e pallateve janë lejuar të ndërtohen pa parkime nëntokësore”, - tha Bojaxhi
Ai u premtoi qytetarëve se do të shndërrojë hapësirat e lagjeve nga vendparkime ku njerëzit kalojnë më vështirësi, në lulishte dhe parqe të vogla. “Çdo lagje duhet të ketë një kënd të gjelbëruar për fëmijët , të moshuarit apo të rinjtë” – tha ai.
Kandidati i pavarur Bojaxhi premtoi një plan konkret për zgjidhjen e problemit të parkimeve. Qëllimi e këtij plani është zhvendosja e makinave nga hapësirat publike mes lagjeve në vendparkime nëntokësore apo të mbyllura.
Disa nga pikat kryesore të planit janë:
-Të gjitha ndërtimet e reja në Tiranë do të kërkohen që të kenë parkime nëntokësore të bollshme. Në mënyrë të veçantë ndërtimet tregtare do të kërkohen që të kenë hapësirë parkimesh për të përballuar edhe një pjesë të kërkesës përtej klientëve të tyre.
-Do të fillojmë një program të ndërtimit të parkimeve të brendshme nëpër lagje, duke e shoqëruar me politikat që do të heqin makinat nga sheshet.
-Do të transformojmë krejtësisht mënyrën e menaxhimit të vend-parkimeve publike duke përdorur teknollogjinë në menaxhim e tyre.
-Do krijojmë brënda lagjeve sheshe të vogla të gjelbëruara për një cilësi jetese më të mirë.
-Bojaxhi tha se Tirana ka akoma rrezikun të bjerë në duart e partive që mund të vazhdojnë pazaret politike në kurriz të hapësirave publike të qytetarëve.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO