/ATSH/.- Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergji Bojaxhi, në një prononcim për mediat, hodhi idenë për mbajtjen e një referendumi për të shpëtuar shkatërrimin e parkut të liqenit artificial nga objektet komerciale, që sipas tij, i përkasin biznesmenëve, klientë të klasës politike.
"Ky vend ku jemi ne sot ka qënë pjesë e parkut të Tiranës, por sot nuk është më, pasi është hequr nga vija e verdhë e liqenit artificial dhe kjo është bërë për t'i hapur rrugën ndërtimit të objekteve komerciale dhe atyre të banimit. Sot ne e kemi mundësinë ta ndalim shkatërrimin e kësaj zone dhe t'i tregojmë kësaj klase politike se ne duam një qytet me standarde, ku ta ndjejmë veten qytetarë dhe fëmijët tanë të kenë një të ardhme", u shpreh kandidati Bojaxhi.
/Shqiptarja.com