Avokatët e Durrësit i japin fund bojkotit. Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia deklaroi se është bërë një takim me kryetarin e Gjykatës së Durrësit dhe kjo masë është hequr.
Dhoma e Avokatisë e Durrësit mori vendimin për 5 ditë bojkot të seancave gjyqësore pasi avokatët u lanë jashtë për shkak të mungesës së ambienteve.
“Bëj me dije që nëpërmjet këtij rasti ne kemi mbledhur dhe përcjellë me shqetësim qëndrimet denigruese që ia janë bërë avokatëve. Do iu bëj me dije se një qëndrim i tillë është mbajtur edhe me kolegët tanë në Durrës, të cilët i kanë pozicionuar në ambiente fare të papërshtatshme për të ushtruar profesionin. Përgëzoj Dhomën e Durrësit për vendimmarrjen.
Patëm një takim me Kryetaren e Dhomës Durrës dhe kryetarin e Gjykatës së Durrësit, i cili pranoi se situata nuk ishte fare e përshtatshme me atë urdhër, na u tha që do ta revokonte urdhrin. S’kemi qëllim të hapim luftë, por të krijojmë kushte optimale, serioze dhe reputacioni i avokatëve të vlerësohet nga të gjithë”, tha Haxhia në deklaratën për mediat.
Lënia e avokatëve jashtë dyerve të gjykatës, deri në nisje të seancave nxiti reagimin e tyre ditën e djeshme, ndërsa të gjitha palët pranojnë se në Durrës duhet ndërtuar një godinë e re për gjykatën.
Lajmi kryesor:
Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë 3 ditë bojkot gjyqeve! Haxhia paralajmëron 'vetëpastrimin': Në sitë avokatët me të kaluar kriminale
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Organizoi dhe porositi sulmin brutal ndaj tij, avokati Sokol Mëngjesi kërkon që t’i hiqen akuzat Dritan Nanos: I kam rregulluar marrëdhëniet me të
25 Shtator, 13:06
-
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, 3 prej agresorëve ende në arrati! Vocaj: Kërkimet janë shtrirë në gjithë Shqipërinë
12 Korrik, 13:22
-
Saimir Tahiri 2 orë e gjysmë në SPAK, ish-ministri i Brendshëm në hetim pasuror! Në sitë dhe transaksionet e gruas dhe kunatit (VIDEO)
24 Qershor, 12:59
-
Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg porositësin dhe dhëndrin e tij
19 Qershor, 12:49
-
'U zgjua nga ëndrra e keqe' E motra e Sokol Mëngjesi ka një mesazh pas 16 ditëve koma të avokatit
15 Qershor, 09:18
-
U dhunua në ish-Bllok në Tiranë, del nga koma pas 16 ditësh avokati Sokol Mëngjesi
13 Qershor, 20:23
-
Biznesmeni trashëgimtar te kullat te Liqeni tregon takimin e tensionuar Nano-Mëngjesi
6 Qershor, 15:12
-
Bojkoti i Dhomës së Avokatisë pas dhunës ndaj Mëngjesit/ Avokatët në 'Përballje': Jemi profesioni më i goditur, e vështirë mbijetesa në këtë kaos
5 Qershor, 16:31
-
Avokatët e Elbasanit solidarizohen ndaj kolegut Sokol Mëngjesi, shtyjnë rreth 600 seanca gjyqësore: Jemi ndjerë të kërcënuar
5 Qershor, 13:06
-
GJKKO dhe Gjykata e Tiranës shtyjnë seancat! Priten ngërçe dhe probleme sa i përket afateve
5 Qershor, 12:25
-
Pezullohen 130 seanca gjyqësore në Shkodër për 3 ditë, Dhoma e Avokatisë i përgjigjet bojkotit! Dënon ashpër sulmin ndaj avokat Mëngjesit
5 Qershor, 11:34
-
Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit, avokatët nga sot 3 ditë bojkot seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat! Mbahen vetëm masat e sigurisë
5 Qershor, 08:19