
Ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka kritikuar Partinë Demokratike për bojkotimin e komisionit për reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Spaho shkruan se braktisja e komisioneve është më e rëndë se djegia e mandateve dhe mosmarrja pjesë në proces zgjedhor.
“Per te ardhur keq qe PD nuk meson ose nuk do qe te mesoje nga historia e saj.
Bojkoti i reformes territoriale ne vitin 2014 eshte zanafilla e renjes dhe kryegabimi i 13 vjeteve te fundit ne opozite, me i rende edhe se djegja e mandateve dhe mospjesmarrja ne zgjedhjet vendore.
Mospjesmarrja ne reformen territoriale ne vitin 2014 lejoi PS ta modeloje ndarjen territoriale ne funksion te strategjise se saj elektoriale. Qe nga ajo kohe PD nuk ka fituar asnje pale zgjedhje vendore dhe te pergjithshme.
Kete gafe te rende politike, PD ka mundesi ta korregjoje ne nje fare mase, me dakordesine e tanishme me PS per te rishikuar reformen territoriale. Rishikimi i reformes territoriale ka qene dhe mbetet kerkesa me permanente e PD gjate 13 viteve ne opozite.
Por cfare ndodh?
PD refuzon te marre pjese dhe fillon lojrat e bajate te cilat asnjehere nuk i kane dhene rezultat.
Kjo sjellje politike eshte veteshkaterruese dhe per kete ne rradhe te pare mban pergjegjesi Kryetari i Partise, i cili ende nuk pranon qe bojkoti dhe rruga jane kanceri qe ka kapur PD qe me krijimin e saj dhe qe e nxjerrin ate jashte sistemit”, shkruan Edmond Spaho.
Lajmi kryesor:
‘Territorialja’, PS ultimatum PD-së: Ejani të hënën ose marrim shumicën! Opozita lëkundet për bojkotin









