Një ndeshje e fortë boksi parashikohet të zhvillohet në mes të Europës mes një boksieri shqiptar dhe një sportisti serb, takim që pritet të ndezë tifozeritë e dy palëve duke premtuar spektakël por edhe folklor patrotik, njofton "Presheva Jonë".
Boksieri i njohur kosovar  Agim Giovanni (Abdullahu) i njohur si Pitbulli shqiptar se shpejti  do te ketë me boksierin serb Kristijan Goluboviç që do të mbahet në Linz të Austrisë, njofton agjencia e lajmeve "Presheva jonë". Agim Abdullahu është nga Podujeva i ditëlindjes 1979. Nga mosha 12 vjeçare ka jetuar në Austri ku është stërvitur në palestrat e kick-box-it ku ka masur edhe rezultate të rëndësishme si amator por edhe profesionist./atsh/