BOLIVI - Entuziazmi i Kupës së Botës së Brazilit duket se nuk po bie, pasi në qytetit La Paz të Bolivisë qytetarët kanë vendosur të dekorojnë teleferikët e qytetit me ngjyrë të bardhë dhe të zezë duke i bërë të ngjajnë si topa futbolli fluturues nëpër qiell.

Ndonëse Boliviza nuk është kualifikuar në Kupën e Botës që prej vitit 1994, qytetarët e saj janë shumë sportdashës dhe ndihen të entuziasmuar qoftë dhe duke udhëtuar në këto topa futbolli gjigandë.

Një prej pasagjerëve shprehet se ndihet shumë i entuziasmuar dhe i duket një ide shumë e veçantë sepse për pak minuta ndihen sikur janë pjesë e Kupës së Botës.

Mjaft prej kabinave të teleferikëve të sapo inaguruar janë pikturuar si topa futbolli dhe një tjetër pasagjer i lumtur për udhëtimin e tij u shpreh se ndihej sikur po fluturonte drejt Brazilit bashkë me familjen e tij dhe sëbashku do të mund të ndiqnin ndeshjet e futbollit. Ai ndihej entuziast për idenë dhe mendon se është një homazh special që i bëhet Kupës së Botës.

Sistemi teleferik i Bolivisë, i inaguruar në maj të këtij viti, është më i madhi në botë, duke transportuar pasagjerët në 3900 metra lartësi mbi nivelin e detit midis dy qyteteve fqinje, La Paz dhe El Alto, me një pamje mahnitëse të Andeve.

Redaksia Online
(Sudada.B/Shqiptarja.com)