Bollino: Tërheqjet e kandidatëve të PD mund t’i kthehen ‘boomerang’ Berishës! Bejko, ‘heroi i fundit’! Nazarko: Lojtar cilësor! Kulluri: Këlliçi s'ka as mbështetjen brenda 'Foltores'

Tërheqjet e kandidatëve të Partisë Demokratike nga gara për t’u shpallur kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit, mund të jenë edhe një ‘boomerang’ për Sali Berishën, sipas analizës së bërë nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino.

Në emisionin ‘Real Story’ me Sokoll Ballën në Report TV, Bollino tha se edhe nëse Berisha po u bën presion kandidatëve të mbetur të PD-së për krerët e bashkive, jo domosdoshmërisht tërheqja e këtyre të fundit mund të rezultojë në favor të kreut të Rithemelimit.

Bollino u shpreh se nëse Berisha sërish nuk do arrijë të fitojë edhe nëse kandidatët e Alibeajt tërhiqen nga gara, nuk do i lërë asnjë mundësi atij për të justifikuar humbjen.

“Nëse strategjia e Berishës është ajo nëpërmjet përdorimit të presionit dhe shkakton në tërheqje të vazhdueshme të të gjithë kandidatëve të PD, ky nuk është avantazh për politikën e Berishës. Mendoj se ka një efekt tjetër boomerang. Fakti që në shumicat e bashkive nuk do marrin pjesë shumica e kandidatëve të PD-së, është boomerang për Berishën nëse nuk do arrijë të fitojë disa bashki në zgjedhje.  Sepse në rast humbje, mund të akuzonte PD-në për humbje të votave kurse kështu nuk ka kë të fajësojë.  Pra Berisha rrezikon humbjen dhe nuk ka më alibi për të akuzuar palën kundërshtare” – u shpreh gazetari.

Duke komentuar garën në bashkinë e Tiranës, gazetari tha se e cilëson Roland Bejkon si ‘heroin i fundit’ për shkak se nuk është tërhequr nga gara për të fituar bashkinë e kryeqytetit pavarësisht presioneve politike që mund të ketë pasur.

“Unë e gjykoj Bejkon si ‘heroi i fundit’. Po reziston dhe unë shpresoj se do vazhdojë të rezistojë. Të gjithë janë tërhequr dhe kam frikë se lista e të tërhequrve do zgjerohet, por shpresoj mos të arrijë deri në Tiranë”-shtoi Bollino.

Nga ana tjetër, analisti Mento Nazarko e konsideroi Bejkon si një ‘lojtar cilësor’ për garën në bashkinë e Tiranës nëse do t’i jepet mundësia për t’u shprehur në debate televizive.

“Tirana është indikator i trendit kombëtar por edhe kjo nuk është fotografi e plotë sepse jo për shpirt përkatësie të Bejkos, por mendoj se Bejko nëse do ketë mundësi të jetë në debate, mund të jetë lojtar shumë cilësor. Nëse do ketë mundësi të përballet individualisht, besoj se Bejko do bëjë figurë të mirë”- theksoi analisti.

Në studio u analizuan edhe disa prej rezultateve të sondazhit të realizuar nga instituti italian ‘Piepoli’ në bashkëpunim me Report TV-në lidhur me mbështetjen që secila parti pritet të ketë në zgjedhjet e ardhshme.

Analisti, Edvin Kulluri  u shpreh se sondazhi i mëparshëm i Piepolit rezultoi shumë i saktë në shifrat e dhëna ndërsa shtoi se pritet që në këto zgjedhje të ketë një bojkot shumë të madh të qytetarëve, gjë e cila sipas tij, është diçka e keqe për opozitën.

“Për sondazhin, unë në 2021 kam qenë pjesë e pandarë e Repolitix dhe sondazhi ka rezultuar shumë i saktë. Kur flasim për Piepolin, unë e pashë se kush ishte si kompani. Bhet fjalë për kompani serioze që nuk mund të rrezikojnë reputacionin e tyre për t’i bërë qejfin një partie në Shqipëri.  Këtu do ketë bojkot të frikshëm. Bie pjesëmarrja dukshëm në votime dhe si rregull opozita ka nevojë për pjesëmarrje të madhe. Këtu opozita po shkon keq dhe më keq”-argumentoi Kulluri.

Sa i takon rezultateve për liderin më të besuar politik, analisti e lidhi pëlqyeshmërinë e kryeministrit Edi Rama me faktin që ky i fundit është më i riu në politikë krahasuar me Metën dhe Berishën. Ky i fundit renditet i dyti si më i pëlqyeri nga 27% e të anketuarve të sondazhit të ‘Piepoli’-t.

“Sondazhi projekton realisht ato që janë raportet e forcave edhe mes forcave politike. Që do thotë më i vjetër, më pak i pëlqyer. Edi Rama ka një cikël politik 7-8 vjet më pak se dy të parët. Berisha 27%, mua më duket pak sepse votuesi shqiptar është pyetur për lidershipin politik djathtas në kushtet kur e djathta është shtrirë përtokë pa lider politik”- tha Minxhozi.

Duke komentuar faktin që kryeministri, Edi Rama në sondazhin e 'Piepoli'-t, renditet si më i besuari ndër liderët politikë në vend, gazetari Carlo Bollino tha se suksesi i kreut të ekzekutivit vjen edhe si pasojë e strategjisë së tij populiste që ka ndjekur herë pas here. Bollino tha se Rama ka fituar sfidën që Nano e kishte humbur. Kryeministri erdhi në pushtet në 2013-ën në bashkëpunim ne LSI-në që më pas e mposhti në zgjedhjet pasardhëse së bashku me PD-në dhe më pas rrezikoi shumë në marrëveshjen e bërë me Bashën në 2017-ën që mund edhe të dëmtonte PS-në.

“Suksesi i Ramës vjen për disa arsye. Ka qenë shumë i shkathët duke ndërtuar strategji populiste në disa momente me mbështetje edhe ndërkombëtare. Ka fituar sfidën që Nano e ka humbur. Ai erdhi në pushtet me LSI dhe ka arritur ta sfidojë 4 vite më vonë aleatin e mëparshëm. Ka fituar zgjedhje kundër të gjithëve. Ai bëri marrëveshje me Bashën për qeveri të përbashkët që mund të dëmtonte PS-në. Mori përsipër një rrezik shumë të madh”- argumentoi Bollino.

Report Tv publikoi mbrëmjen e djeshme në “Repolitix” rezultatet e para të sondazheve të Institutit Italian “Piepoli” një bashkëpunim që e ka zanafillën në vitin 2015. Disa nga të dhënat, lidhen me konfirmimin e PS si forca më e madhe politike në vend, fitorja e padiskutueshme e Veliajt në Bashkinë e Tiranës dhe lider të preferuar Ramën. Berisha është figura tjetër e preferuar, Metën e duan vetëm 1% e të anketuarve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Kulluri për Këlliçin: Nuk ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’! Propozimi i tij për autobusët falas në Tiranë ‘ultra-komunist’

 

Analisti, Edvin Kulluri ka komentuar propozimin e kandidatit të koalicionit Meta-Berisha për transportin publik falas në Tiranë. Ai tha se ky propozim tregonte se PD është kthyer në komedi sepse pavarësisht se flitet për vlera të konservatorizmit, propozimi i Këlliçit është ultra komunist.

Mes të tjerash, Kulluri theksoi se Këlliçi nuk ka ka mbështetje të plotë as brenda ‘foltores’.

“Kur Belind Këlliçi ka dalë dhe ka thënë do t’i bëj autobuzët pa pagesë, dy ditë para është bërë kushtetuta konservatore. Këta janë bërë komedi. Edhe grupi konservator nuk e do Këlliçin. Këlliçi ka një problem se edhe brenda foltores nuk ka mbështetje të plotë. Janë drejtues politikë që ndikojnë në parti që nuk besojnë tek piruetat e Këlliçit dhe Berishës sepse nuk mund të ulesh për një projekt konservator dhe pastaj të dalësh me projekt ultra komunist. Kë të besojnë demokratët e shkretë, autobuzin apo konservatorizmin? Ke dëgjuar të flasin për pronën? Zero! Sepse kanë qenë dy herë në pushtet dhe nuk kanë bërë asgjë”- u shpreh Kulluri.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit