Dzhokhar Tsarnaev është shpallur fajtor nga Gjykata e shtetit të Massachusetts në SHBA për 30 akuzat që rëndojnë mbi të për bombat në Maratonën e Bostonit në 2013.

18 nga 30 akuzat për 21 vjeçarin përmbajnë masën ekstreme "Dënim me vdekje".

Tsarnaev u shpall fajtor nga gjykata për, "Përdorim të lëndëve eksplozive, duke rezultuar me viktima, planifikim dhe shpërthim i lëndëve eksplozive në një vend publik, pengmarrje, armëmbajtje.

Tre persona humbën jetën dhe rreth 260 të tjerë u plagosën gjatë dy shpërthimeve me bomba në vijën e finishtit të Maratonës në 15 Prill 2013 në Boston.

Një efektiv policie mbeti i vrarë në ditët pas shpërthimeve teksa Dzhokhar Tsarnaev dhe vëllai i tij Tamerlan Tsarnaev, i cili gjithashtu mbeti i vrarë, përpiqeshin të arratiseshin.

Avokatët e tij mbrojtës deklaruan se ai ishte bashkëpuntor ndërsa vëllai i tij më i madh ishte drejtuesi i sulmeve terrotiste dhe e urdhëroi atë që të bashkëpunonte.

Mëposhtë, disa nga akuzat për të cilat është kërkuar dënim me vdekje për Tsarnaev.
  1. Përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, si rezultat i përdorimit mbetën të vrarë 3 persona. Akuza: Dënim me vdekje
  2. Përdorinin e armëve të shkatërrimit në masë (Paketa bombë nr. 1), duke rezultuar me viktima. Akuza: Dënim me vdekje
  3. Poseidimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit (Bomba nr.1), duke rezultuar me viktima. Akuza: Dënim me vdekje
  4. Përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, duke rezultuar me viktima (Bomba nr.2). Akuza: Dënim me vdekje
  5. Poseidimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit (Bomba nr.2), duke rezultuar me viktima. Akuza: Dënim me vdekje
  6. Planifikimi për të hedhur bombë në një vend publik, duke rezultuar me viktima. Akuza: Dënim me vdekje
  7. Vendosja e qëllimshme e bombave dhe shpërthimi i tyre në një vend publik, duke rezultuar me viktima. Akuza: Dënim me vdekje
  8. Shpërthimi i bombave në një vend publik (Bomba nr.1 dhe Bomba nr.2), duke rezultuar me viktima. Akuza: Dënim me vdekje
  9. Shkatërrimin e pronës me lëndë eksplozive (Bomba nr.1 dhe Bomba nr.2), duke rezultuar me vdekje. Akuza: Dënim me vdekje

Në seancën e ardhshme gjyqësore që nuk është vendosur se kur do të zhvillohet, juria do të të dëgjojë dëshmitë dhe argumente lidhur me cështjen dhe më pas do të tërhiqet për marrjen e vendimit nëse 21-vjecari do të marrë dënimin me vdekje.


Redaksia Online
(A.Çakshiri/shqiptarja.com)