Hillary dhe Bill Clinton kanë marrë një pako të dyshuar bombë në shtëpinë e tyre. “The Indipendent” shkruan se një send i dyshimtë është dërguar si pako në shtëpinë e tyre në New York me anë të postierit. Një tjetër pako e dyshuar gjithashtu bombë është dërguar edhe në zyrën e ish-Presidenti, Barack Obama, në të njëjtin qytet.

Ndërkohë "RT" shkruan se edhe në redaksinë e CNN ka ardhur një pako e dyshimtë, që ende nuk është vërtetuar përmbajtja e saj. Për momentin gazetarët e zyrave të CNN dhe të gjithë personat që ndodhen në godinën e "Time Warner" janë evakuuar. 

Kujtojmë që vetëm dy ditë më parë u raportua për një pako me bombë në shtëpinë e miliarderit George Soros. Hetimet po vazhdojnë, por ende nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këto pako të dërguara.