Bora,disa zona të bllokuara në veri
dhe Korçë, Dibra e Bulqiza pa ujë

Bora,disa zona të bllokuara në veri<br />dhe Korçë, Dibra e Bulqiza pa ujë
Korça është përfshirë gjatë natës nga reshje të dendura dëbore që kanë arritur mbi 25 cm brenda qytetit dhe mbi 1 metër në Dardhë dhe zonat më të largëta.
 
Boboshtica, Dardha, Lekasi dhe Vithkuqi raportohet se janë të bllokuara, ndërsa në Voskopojë Kapshticë, Miras dhe në Pustec qarkullohet me zinxhirë.
 
Të gjitha akset duhet të qarkullohen me zinxhirë, përveç Qafë Thanë- Korçë, që kryhet normalisht.

[gallery]20641[/gallery] 
Jo vetëm në Korçë, por edhe në veri të vendit në Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë vazhdojnë që të jenë të bllokuara disa zona prej disa ditësh për shkak të dëborës që ka rënë dhe ngricave.
 
Aksi rrugor Peshkopi–Lurë është i bllokuar. Ndërkohë që ka mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm në bashkinë Dibër e Bulqizë.
 
Në Shkodër të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre.
 
Pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult. Ndërsa në shkallë qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
 
Të bllokuara në bashkinë Kukës janë akset rrugore në Njësinë Administrative Arrën, fshati Turaj (Topojan), dhe fshati Nimçe (Zapod), për të cilat po punohet për lidhjen me qendrën.
 
Në Bashkinë Tropojë janë të bllokuara akset e fshatrave Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj të Njësisë Administrative Lekbibaj, fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, si dhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan.
 
Në Gjirokastër i bllokuar aksi rrugor i Njësisë Administrative Libohovë, drejt Zagories, ku po punohet për hapjen.


EC - Situata për shkak të reshjeve të dëborës dhe masat – 19 Janar
Gjatë 24 orëve të kaluara mbi vendin tonë ka mbizotëruar mot me vranësira të çrregullta që janë shoqëruar me reshje të dobëta. Akset kombëtare rrugore janë të kalueshme normalisht, në disa rrugë rurale ka vështirësi dhe kalimi bëhet me zinxhirë. Ndërkohë strukturat e Emergjencave po punojnë për hapjen e disa rrugët drejt fshatrave, që janë ende të bllokuara nga dëbora e rënë ditët e fundit.
 
QARKU DIBËR
Të kalueshëm me zinxhirë janë akset rrugore: Ura e Çerenecit–Steblevë (në vendin e quajtur Qafë Dragalic, Klenje), Lurë–Rrëshen (në vendin e quajtur Kraj, Lurë), Skuraj–Burrel–Qafë Bualli, Qafë Bualli–Krastë, Qafë Bualli–Peshkopi, Peshkopi–Kala e Dodës (Vasie), Muhur–Draj Reç, 3 fshatrat Lunar, Lukan, Kacni në Njësinë Administrative Selishtë, akset Ura e Çerenecit–Ostren–Trebisht, Ura e Qytetit–Zerqan, Klos–Xiber, Klos–Gurre dhe Burrel-Macukull.
I bllokuar është aksi rrugor Peshkopi–Lurë.
Punohet për normalizimin e gjendjes pas mungesës së përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në bashkinë Dibër e Bulqizë.
Ndërsa në të gjithë Qarkun Dibër nuk ka pasur probleme me furnizim të energjisë elektrike.
 
QARKU SHKODËR
Të bllokuara janë akset Qafë Thore–Theth dhe Kryezi–Iballë (Fushë Arrëz), ku po punohet për hapjen e tyre.

Të kalueshme me zinxhirë: Tamarë–Vermosh (Malësi e Madhe), Hadroj–Qafë Benë (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Mali–Fierz (Pukë), Fushë Arrëz–Qafë Shllak (Pukë), Qafë Çelë–Pukë–Fushë Arrëz (Pukë), Bardhet–Kryezi (Fushë Arrëz), Shkodër–Bregu Lumit–Theth, Laç Vau Dejës–Qafë Çelë–Pukë, Iballë–Bardhet (Fushë Arrëz).

Pa anergji elektrike janë disa fshatra në Pult. Ndërsa në shkallë Qarku, nuk ka pasur reshje shiu dhe dëbore.
 
QARKU KUKËS
Akset rrugore nacionale Kukës, Has dhe Tropojë janë të kalueshëm pa zinxhirë.

Të bllokuara në bashkinë Kukës janë akset rrugore në Njësinë Administrative Arrën, fshati Turaj (Topojan), dhe fshati Nimçe (Zapod), për të cilat po punohet për lidhjen me qendrën.

Në Bashkinë Tropojë janë akset e fshatrave Curraj i Epërm, Salcë, Palcë dhe Gjonpepaj të Njësisë Administrative Lekbibaj, fshatrat Treshnjevë, Papaj, Gegaj të Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, si dhe fshatrat Lëkurtaj e Selimaj të Njësisë Administrative Bujan.

Probleme me energjinë elektrike janë shënuar në fshtrat fshatrat Kam, Çorraj, Zogaj, Kepenek (Njësia Administrative Bytyç).
 
QARKU KORÇË
I bllokuar është aksi Korçë–Dardhë, ku po punohet për hapjen e tij.
Të kalueshme me zinxhirë akset: Korçë–Voskopojë, Ersekë–Leskovik, Liqenas–Dogana–Goricë, Korçë–Dogana–Kapshticë.
 
QARKU GJIROKASTËR
I bllokuar aksi rrugor i Njësisë Administrative Libohovë, drejt Zagories, ku po punohet për hapjen.
Të kalueshëm me zinxhirë akset rrugore : Bënçë–Tepelenë, Kolonjë–Golem në Njësinë Administrative Picar (Gjirokastër).
 
QARKU VLORË
Qarkullimi në Qafën e Llogorasë e në Qafën e Muzinës kryhet normalisht dhe pa zinxhirë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë