Bora pasohet nga ngricat, aksi
Shkodër- Hani i Hotit me probleme

Bora pasohet nga ngricat, aksi<br />Shkodër- Hani i Hotit me probleme
Edhe pse autostrada Shkodër- Hani i Hotit është pastruar nga dëbora, levizje në këtë segment rrugor ka paraqitur probleme të konsiderueshme.
 
Ngricat në disa pjesë të këtij aksi mjaft të rëndësishëm kanë shkaktuar jo pak vështirsi në qarkullimin sipas drejtuesve te automjeteve.
 
Akulli dhe ngricat në anë të autostradës dëtyrojnë drejtuesit e motorçikletave të qarkullojnë në mes të autostradës duke u kthyer në këtë mënyrë në burim aksidentesh.
 
Në njësitë administrative Shalë dhe Shosh ka prezencë të konsiderueshme te dëborës edhe në akset lidhëse të tyre. Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi, në vendin e quajtur “Mali Shoshit” eshte i pakalueshem, i bllokuar është edhe aksi Bogë-Qafë Thore- Theth.
 
Në Bashkinë e Vaut Dejës aksi rrugor Shllak-Temal, i pakalueshëm, lëvizja bëhet me mjete lundruese nga liqeni i Komanit.
 
Në aksin rrugor Guri Zi – Mjedë, në vendin e quajtur "Ura Spatharit" në gjatesinë rreth 200m ka akull në rrugë. Situatë problematike është edhe në Bashkinë e Malësisë së Madhe ndërsa lëvizja drejt njësisë administrative të Kelmendit është e bllokuar.
 
Zona e Vermoshit lidhet vetëm me Malin e Zi pasi segmenti Qafa e Berdelecit-Vermosh është e bllokuar.  Problematike paraqitet situata edhe në Bashkitë e Fushë- Arrezit dhe Pukes.
 
Akset rrugore Fushë Arrëz-Qafë Mali-Qafë Shllak, Qafë Mali-Dardhë-Fierzë dhe Fushë Arrëz-Iballë vazhdojnë të jenë të bllokuara.
 
Aksi rrugor Pukë- Qelëz është i bllokuar, pothuajse të gjitha rrugët rurale janë të bllokuara ndërsa probleme ka patur edhe me furnizimin me energji elektrike.
 
Shërbimet e policisë janë në gatishmëri dhe ndodhen në terren së bashku me mjetet e pastrimit të dëborës me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës si dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

[gallery]20434[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?



×

Lajmi i fundit

Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Amnistoni ata që janë pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britaninë e Madhe

Çuçi takon Braverman: Gjuha ndaj shqiptarëve e patolerueshme! Amnistoni ata që janë pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britaninë e Madhe