Pavarësisht ndarjes dy persona që janë pjesë e showbizit do pyeten gjithmonë për njëri-tjetrin, sidomos kur i lidh një fëmijë. Ky është edhe rasti i moderatores së emisioneve sportive Bora Zemanit, e cila pavarësisht kohës që ka kaluar ende vazhdon të pyetet në lidhje me ish-parnterin e saj DJ Vin Velin.

Dyshja e famshme i dha fund lidhjes së tyre disa vjeçare vetëm një vit më parë. Ata kanë edhe një djalë bashkë, Arborin i cili jeton me të ëmën. Mbrëmjen e kaluar teksa Bora po u përgjigjej disa pyetjeve të ndjekësve, njëri prej tyre e pyeti për ndarjen me Vinin.

Foto e publikuar nga Bora Zemani

“Ishte për ty ndarja e vështirë,”- pyet ndjekësi.

"Nuk besoj se ka ndarje të thjeshta,"- është përgjigjur Bora duke lënë të kuptohet se e ka pasur të vështirë.