Bora Zemani përfundon në spital, Olsa Muhameti zbulon gjendjen shëndetësore të moderatores

Lajmi se Bora Zemani ishte shtruar në spital shqetësoi fansat e saj. Mikja e afërt e saj Semi Jaupaj, postoi një foto të moderatores në spital, tek e cila kishte shkuar për vizitë.

Ndërsa së fundmi, Olsa Muhameti ka zbuluar edhe arsyen e shtrimit të saj në spital. Olsa ka ndarë një video duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje, por pa dhënë detaje se për çfarë specifikisht bëhet fjalë. Ajo shprehet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, saqë pritet të rikthehet të nesërmen në programin që drejton.

Kujtojmë që moderatorja ka qenë në qendër të mediave rozë, për shkak të trekëndëshit të dashurisë së krijuar mes saj, Donaldit dhe Beatrix-it. Këta të fundit kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother, por janë kritikuar prej faktit se gjërat mes aktorit dhe moderatores ende nuk ishin sqaruar përfundimisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 13/12/2021 03:01

    Kujt I plasi by..a per Sorren ,Lemin e Budallaqet prezantuese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë

Zjarret në sezonin e verës/ Kreu i Emergjencave Civile Çako mbledh strukturat e Qarkut Korçë