/ATSH/-- Bordi Drejtues për Strategjinë 2020 për Europën Juglindore (SEE 2020) zhvilloi sot mbledhjen e dytë në Tiranë. Strategjia SEE 2020 është instrumenti kryesor i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) për të patur një rritje në këtë rajon duke krijuar vende pune dhe duke ndihmuar në procesin e antarsimit në BE.

Strategjia u miratua në Nëntor 2013 dhe takimi i sotshëm i Bordit Drejtues ishte një mundësi për të vlerësuar arritjet e deritanishme dhe për të kordinuar hapat e mëtejshme në të ardhmen.
Bordi Drejtues shqyrtoi Raportin Vjetor (SEE 2020) mbi zbatimin e strategjisë i cili u ofron të gjithë aktorëve informacion mbi progresin e arritur, menaxhimin e përgjithshëm dhe udhëzime mbi strategjinë si edhe kontekstin politik dhe ekonomik mbi të cilin operon.

Sekretari i Përgjithshëm i KBR-së Goran Svilanovic paraqiti një vështrim të përgjithshëm të kontekstit politik dhe ekonomik të progresit të strategjisë SEE 2020 duke thënë se "elementët kyç të strategjisë si transporti, energjia, konkurueshmëria, dhe rritja e integruar kanë marrë mbështetjen e Kryeministrave të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe një sërë Shtete Antare të BE-së nëpërmjet Procesit të Berlinit".

Gjithashtu, Svilanovic theksoi se rritja mesatare per rajonin në vitin 2014 ishte zero, shifër kjo që tregon stanjacion ekonomik. Ai gjithashtu foli mbi sfidat kryesore me të cilat Europa Juglindore po përballet në shumë fusha, veçanërisht në tregjet e punës për të rinjtë, gratë, dhe grupet vulnerable që janë të disavantazhuara.

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimi, Jean Eric Paquet foli për rëndësinë e vazhdimit të agjendës së reformave veçanërisht në fushën e zbatimit të ligjit dhe administratës publike. Paquet tha se agjenda e reformave ka nevojë të gjeneroj përfitime të shpejta për qytetarët e shprehur në vende pune dhe të ardhura. Kjo është gjithashtu e nevojshme, tha Paquet duke shtuar se "në mënyrë për të siguruar opinion publik në BE se Ballkani është një rajon me mundësi, dhe jo një barrë".
Bordi Drejtues u njoh me platformën e integruar në internet të KBR-së, Tabela e Zhvillimit e Evropes Jug-Lindore "South East Europe Development Scoreboard (SEEDS)" që do të lançohet zyrtarisht nesër (të premten). SEEDS ofron informacion të mjaftueshëm rreth objektivave të SEE 2020, treguesve, progresin e arrritur, dhe pikëpamjet e qytetarëve dhe bizneseve. "Ky nivel transparence është një kontribut i rëndësishëm për të patur sa me shumë kontribute dhe mbështetje për Strategjinë nga qytetarët e rajonit," tha Goran Svilanovic.