Trekëndëshi Bora-Donald-Beatrix vazhdon të mbetet më i komentuari edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Pas daljes nga shtëpia, Trixa dhe Donaldi nuk u panë më bashkë. Marrëdhënia e tyre mori fund, ndërsa u bënë edhe “unfolloë” në Instagram.
Ishte Trixa e para ajo që fshiu çdo postim me Donaldin. Të njëjtën gjë bëri dhe aktori më vonë. Madje, ai vendosi të fshijë edhe videot me Bora Zemanin, aq shumë të komentuara në rrjet. Me këto veprime, u duk sikur Donaldi la pas të shkuarën, mirëpo për diçka u pendua.
Ai riktheu në Instagramin e tij vetëm videon me Borën, duke i bërë fansat të shpresojnë për një rikthim mes çiftit. Nga ana tjetër, as Bora nuk ka fshirë asgjë nga profili i saj që ka lidhje me Donaldin. Madje, edhe foto ku ajo merr varësen e Donaldit në përvjetorin e tyre qëndron akoma në profilin e saj.
Mund të kemi një rikthim? Mbetet për t’u parë…