Borxhi publik i Shqipërisë më 2025 do arrijë në 14,5 miliardë euro! Në fillim të vitit pritet emetimi i Eurobondit prej 650 mln euro

Ministria e Financave parashikon tkurrje të borxhit publik vitin e ardhshëm, edhe pse planifikohet të merren 1.1 miliardë euro borxhe të reja në tregun e huaj e të brendshëm.

Për vitin 2025 borxhi planifikohet të jetë 14.5 miliardë euro, ndërkohë është parashikuar të shlyhen mbi 1 miliardë euro borxhe të vjetra.

Disa borxhe të vjetra do marrin këstin e fundit në vitin 2025, por të tjera të reja do të shtohen në bilancet e shtetit. Që në nisje të vitit qeveria planifikon të marrë 650 milionë euro në tregjet e huaja, që do të përdoret për të larë borxhet aktuale dhe për shpenzime të tjera në mbështetje buxhetore.

Përveç borxhit të jashtëm Ministria e Financave ka planifikuar të marrë edhe 500 milionë euro në tregun e brendshëm. Pra në total do të marrë më shumë se 1 miliard e 150 milion euro borxhe të reja, detyrime këto që do të shtohen në një kohë kur ende interesat nuk janë stabilizuar, dhe pritet të luhatet në vlerat e këtij viti. 

Nga ana tjetër në 2025-ën do të mbyllet kësti i fundit prej afro 400 milionë euro i eurobondit të vitit 2018, si dhe do të shlyhet kredia e Bankës Botërore prej 200 milionë euro.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar në total 1 miliard e 27 milionë euro ripagesa për borxhin e jashtëm, pa përfshirë interesat e tyre.

Në total borxhi publik për vitin e ardhshëm do të arrijë në 55.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 56.3% e pritshme për këtë vit. Sipas skenarit bazë të Ministrisë së Financave borxhi publik bruto pritet të bjerë në rreth 55% në vitin 2026 dhe të zbresë në rreth 48.5% në vitin 2031.

E përkthyer në vlerë viti 2025 planifikohet të mbyllet në vlerën 14 miliardë e 578 milionë euro, nga 14 miliardë e 491 milionë euro me rritje të lehtë prej 87 milionë euro. Edhe pse në vlerë borxhi vjen në rritje, në % ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ai rezulton më i ulët, për shkak të rritjes së PBB-së me afro 1.2 miliardë euro vitin që vjen.

Në buxhet qeveria ka planifikuar 685 milionë euro shpenzime për interesat e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm si dhe ka caktuar edhe një fond kontigjence për rreziqe që mund të vijnë nga rritje e interesave apo forcim të valutave të huaja në vlerën afro 58 milionë euro.

BORXHI PUBLIK I SHQIPËRISË:
Viti 2024            14,491 mln euro
Viti 2025            14,578 mln euro
Diferenca             + 87 mln euro

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ekonomisti: 09/12/2024 22:04

    Në 2013 Saliu e la Borxhin Publik 4 miliardë, Rilindja 14 ahahhaahahah

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 09/12/2024 20:21

    Se kuptoj pse duhet me i marre borxh jashte, kur mund tua kerkoj qytetareve shqiptar qe i kane keto fonde neper dyshek. Mjafton te bej nje amnisti dhe te gjithe do deklarojne parane e tyre dhe keshtu edhe mbush arken e shtetit edhe jua merr me interes!

    Përgjigju
  • Alb: 09/12/2024 19:44

    Kjo ashte pasoja te politikes korruptume. Zdo femi si lin ne shqipnin ashte €4000 ero ne boxhe per faj te politikes

    Përgjigju
    • gjergji: 09/12/2024 20:17

      Alb:cdo qeveri e cdo shteti qofte jane ne super borxhe publike,ne vecanti SHBA me borxhe stratosferike.Pa dituria e budallalleku yt eshte i habitshem.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja