Qindra çiklistë kanë shëtitur rreth kryeqytetit të Bosnjës në një garë të sponsorizuar nga Tour de France, për të promovuar paqen një shekull pas vrasjes së ndodhur në Sarajevë që ishte dhe shkëndija e nisjes së Luftës së I-rë Botërore.

Kjo garë është një ndër ngjarjet e para që janë programuar të bëhen për 100 vjetorin e 28 qershorit 1914, ditës kur u vra Franz Ferdinand, trashëgimtar i fronit mbretëror të Austro-Hungarisë.

Në atë kohë nisi dhe Turi i Francës, por u anullua përshkak të nisjes së luftës, ku 48 çiklistë të turit, përfshirë dhe tre fitues të mëparshëm ishin ndër 10 milionë ushtarët e mbetur të vrarë gjatë luftimeve të zhvilluara.

Një ndër pjesmarrësit, ish-fitues i mëparshëm i Tour de France, tregon se ishte i habitur nga rëndësia që shënonte Turi i Francës në Luftën e I-rë Botërore ndaj ndihej krenar që merrte pjesë në përkujtim të të rënëve në luftë dhe shprehet se është e rëndësishme që sporti të ndihmojë në sensibilizimin dhe promovimin e paqes, bashkimin midis njerëzve dhe tolerancës mes vendeve.

Si pjesë e organizimeve të Unionit Ndërkombëtar të çiklistëve për këtë 100 vjetor , gara bashkoi 120 çiklistë nga 20 vende të ndryshme të botës të cilët u shoqëruan nga qindra çiklistë të vendit pritës dhe fëmijë të veshur me bluza të verdha të Turit të Francës. 


Redaksia Online
(Suada Bajraktari/a.h/shqiptarja.com)