Policia boshnjake arrestoi sot 14 persona, mes të cilëve zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i Bujqësisë, Jerko Ivankoviç-Lijanoviç dhe kolegun e tij, Milorad Bahilj, ministër i Tregtisë.

Ndërmjet të arrestuarve janë edhe tre vëllezërit Lijanoviç, nga të cilët njëri, Mladen Lijanoviç është deputet i parlamentit boshnjak dhe kryetar i Partisë Popullore të Punës për Progres, që kjo familje e krijoi në vitin 2001.

Aktualisht, policia po sekuestron dokumente në 17 lokalitete të Hercegovinës, në zonat e Shiroki Brijegut, Mostarit dhe Grudes, në banesa dhe zyra të një kompanie që para luftës së viteve 1992-95 ishte vetëm një thertore dhe më pas u bë perandori e Lijanoviçëve: industri mishi dhe sallami, konçesionarë makinash, pikash karburanti, qendra tregtare dhe ferma.

Akuza kundër tyre përmban mashtrim fiskal, shmangie nga pagimi i taksave për të paktën gjashtë milionë euro, mashtrim doganor dhe pastrim parash/ATSH/