SHBA - Edhe emri i Lionel Messit nuk mjafton për të shmangur kontrollet e rrepta të sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Botërorit 2026.
Kapiteni i Argjentinës, i cili prej disa vitesh jeton në SHBA, iu nënshtrua procedurave standarde të kontrollit në aeroportin e Miamit. Fillimisht ai kaloi në detektorin e metaleve, ndërsa më pas autoritetet i hapën dhe kontrolluan edhe çantën.
Megjithatë, ylli argjentinas e përjetoi gjithçka me sportivitet, duke buzëqeshur dhe pa shfaqur asnjë shqetësim gjatë procedurës.
Masat e sigurisë gjatë Botërorit 2026 janë maksimale. Gjatë lëvizjeve të ekipeve pjesëmarrëse, autoritetet amerikane kanë kryer kontrolle të detajuara, ndërsa në disa raste janë përdorur edhe qen të trajnuar për kontrollin e bagazheve, në kuadër të protokolleve të sigurisë.
Americans are inspecting the luggage of the Argentine national team before departure — even Messi was not exempt
— NEXTA (@nexta_tv) July 2, 2026
In Miami, players were searched on the aircraft steps and their suitcases were checked to make sure nothing prohibited was being taken out of the country. Lionel… pic.twitter.com/MOzlHksGq6
Komente




